Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pavërtetë se Lavrov bëri thirrje kundër një qeverie të udhëhequr nga Kurti

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një përmbajtje që pretendon se Sergei Lavrov, ministri i Punëve të Jashtme ka reaguar për situatën në Kosovë duke thënë se Rusia si mike e Serbisë nuk duhet të lejojë një qeverisje agresive të udhëhequr nga Albin Kurti. Sipas tij pretendimi i kryeministrit Albin Kurti, për 1 miliard euro për armatim, do të lëkundte themelet e Serbisë në Ballkan. Tutje, Lavrov thuhet të ketë bërë thirrje për veprime serioze kundër Kosovës për të mbrojtur “pastërtinë” e Serbisë.

Një pretendim i tillë është publikuar më 26 prill nga disa faqe në Facebook, si “Lajme Nga Bota”, “Fleta Press” dhe  “Anamorava Zerogjashtë”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info gjeti se deklarata e pretenduar nuk figuron e publikuar në burimet zyrtare dhe ato kredibile.


Hibrid.info fillimisht ka kontrolluar nëse një deklaratë e tillë është bërë publike në ueb-faqen e ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, por e njëjta nuk është hasur (shih këtu).

Gjithashtu, duke parë që fotografia me anë të së cilës jepet pretendimi, e shfaq ministrin rus nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), hibrid.info ka hulumtuar për mbledhjen e fundit të kësaj organizate ku u diskutua Kosova.

E fundit që është gjetur është e 8 prillit të këtij viti (shih këtu). Në emër të Federatës Ruse, kishte diskutuar përfaqësuesi, Vasili Nebenzia (shih këtu).

Hibrid.info vazhdoi kërkimin në gjuhën shqipe edhe me anë të motorit të kërkimit, “Google”, nëse deklarata e pretenduar është publikuar në media apo burime kredibile, por rezultatet nga kërkimi nuk kanë shfaqur diçka të ngjashme (shih këtu).

Deklarimet e fundit të hasura nga Lavrov, në raport me Kosovën, janë ato ku ai krahason rastin e Kosovës me atë të Krimesë, deklaratë e cila u trajtua nga hibrid.info dhe në bazë të metodologjisë, u vlerësua si e pavërtetë (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se ministri rus Sergei Lavrov ka thënë se Rusia duhet të ndalojë një qeveri agresive në Kosovë, duke përmendur premtimin e Albin Kurtit për 1 miliard euro investime në armatim dhe duke bërë thirrje për veprime serioze për të mbrojtur “pastërtinë” e Serbisë, është i pasaktë.

Hibrid.info nuk e ka gjetur një deklaratë e tillë të publikuar nga burime kredibile.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere