Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ende nuk është konfirmuar dyshimi për rastin e parë me “Li të Majmunëve” në Kosovë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news31post.com” ka publikuar një artikull me titull “TRONDlTESE // Rasti i pare i Iise Majmuneve ne Kosove?!”.

Nga hulumtimi përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar në portalin “albeu.com” me datë 4 qershor, i cili gjithashtu përmban titull tendencioz “Rasti i parë i lisë e majmunëve në Kosovë?”.

Në përmbajtje nuk ofrohet ajo që pretendohet në titull, pasi rasti i parë i dyshimtë me “Li të Majmunëve” në Kosovë, ende nuk është konfirmuar.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news31post.com”:

https://news31post.com/archive/7353/?fbclid=IwAR0pw7IZmQjBvk1KRdKsUAzPvLKw_US7CPL9PddkaLuZgeaVl0gt9evvO_g

Ky artikull me titull tendencioz është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës. (shih këtu)

Në përmbajtjen e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “news31post.com”, është cituar mediumi online “albeu.com”, i cili këtë lajm e ka botuar me datë 4 qershor, me titull të pavërtetë “Rasti i parë i lisë e majmunëve në Kosovë?”. (shih këtu)


Lidhur me rastin e parë të dyshimtë me “Li të Majmunëve” në Kosovë, zëdhënësja e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), Era Pireva, në një prononcim për Telegrafi.com të dhënë dje (e martë/7 qershor) ka thënë se mostra e të dyshuarit, është planifikuar të dërgohet dje gjatë ditës, duke shtuar se nuk dihet se kur pritet të dal rezultati i saj.

“Mostrat nga pacienti i dyshuar me MNKPOX është planifikuar të nisen sot me ndihmën e OBSH-së për në laboratorin referent të OBSH-së për patogjen me rrezik të lartë në Holandë. Nuk kemi ende informata se kur pritet të pranojmë rezultatet pasi që të arrijnë mostrat në Holandë”, ka thënë Pireva për Telegrafin. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news31post.com” ka publikuar artikullin me titull tendencioz “TRONDlTESE // Rasti i pare i Iise Majmuneve ne Kosove?!”.

Në këtë artikull është cituar mediumi online “albeu.com”, i cili me datë 4 qershor ka botuar këtë lajm, i cili poashtu përmban titull jo adekuat – “Rasti i parë i lisë e majmunëve në Kosovë?”.

Se ende nuk është konfirmuar rasti i parë i dyshimtë me “Li të Majmunëve” në Kosovë, e ka bërë të qartë zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere