Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë: Nuk ka vendim për tërheqjen e parave nga Trusti

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “lajmet.news336media.com” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se ka vendim nga Trusti për tërheqjen e parave.

Kjo u vërtetua pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, duke qenë se në përmbajtje të artikullit nuk ka asnjë lajm që ndërlidhet me pretendimin për tërheqje të pensioneve për qytetarët e Kosovës.

Në përmbajtje gjendet vetëm deklarata e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili me datë 30 mars në emisionin “Frontal” në T7, kishte thënë se qytetarët kanë të drejtë që të tërheqin mjetet e tyre që i kanë të mbledhura në Trust.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “lajmet.news336media.com”:

https://lajmet.news336media.com/?p=3631&fbclid=IwAR3N5FnyVSAPdl6aVOjwTBjvegGuSo3RN2rlGjEyYePa0Y_pL0P4uXPHXBs

Artikulli i publikuar në këtë portal të dyshimtë, është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, ndërsa në këtë postim ka grumbulluar komente të ndryshme nga lexuesit. (shih këtu)


Nuk është hera e parë që ky artikull publikohet nga portale të dyshimta, pasi edhe në muajin prill i njëjti është postuar nga portali “cmd.trendliveg24.com”, që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar më 30 mars në portalin “GazetaExpress”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “lajmet.news336media.com” ka publikuar një artikull me deklaratën e Besnik Tahirit, i cili kishte folur rreth tërheqjes së Trusti nga qytetarët.

Por, këtij artikulli, ky portal i dyshimtë i ka vënë titull të rremë me pretendimin se Trusti ka dhënë një lajm të mirë lidhur me tërheqjen e mjeteve.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere