Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet sërish artikull me pretendim të rremë: Nuk ka vendim për tërheqje të parave nga Trusti

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “cmd.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me titull “Lajm I Mire Nga Trusti / Te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves kane te drejte te terheqin mjetet e tyre prej Trusti”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje nuk ka asnjë lajm që ndërlidhet me pretendimin për tërheqje të pensioneve për qytetarët e Kosovës. Në fakt është vetëm deklarata e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili më 30 mars në emisionin “Frontal” në T7, tha se qytetarët kanë të drejtë që të tërheqin mjetet e tyre që i kanë të mbledhura në Trust.

“E vlerësojmë që është e drejtë e qytetarëve përvetësimi i këtyre mjeteve në përqindje të caktuar në mënyrë që të lehtësohet jeta”, kishte thënë Tahiri.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “cmd.trendliveg24.com”:

https://cmd.trendliveg24.com/2022/04/08/lajm-i-mire-nga-trusti-te-gjithe-qytetaret-e-republikes-se-kosoves-kane-te-drejte-te-terheqin-mjetet-e-tyre-prej-trusti/?fbclid=IwAR2djUdw1YcXMuUM8NbGzo2HsP7t9zZMqj5NwQozvXV57Q-MXkmIARH3rPY

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com” e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Nga hulumtimi përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar më 30 mars në portalin “GazetaExpress”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “cmd.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me deklaratën e Besnik Tahirit, i cili kishte folur rreth tërheqjes së Trusti nga qytetarët.

Këtij artikulli, ky portal i dyshimtë i ka vënë titull të rremë me pretendimin se Trusti ka dhënë një lajm të mirë lidhur me tërheqjen e mjeteve.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere