[email protected]
Pretendim i rremë se në një tunel të një sinagoge në New York janë kryer vepra si rrëmbimi i fëmijëve dhe rituale satanike
shape
shape
shape

Një faqe në Facebook që mban emrin “Investiguesi Shkrimor” ka publikuar (9 janar) video-materialet e tunelit të një sinagoge në New York.

Në pamje shfaqen edhe momentet e arrestimit të disa personave në këtë sinagogë, për të cilët pretendohet se janë arrestuar nën akuzën për rrëmbim të fëmijëve dhe ritualeve satanike.

Hibrid.info ka gjetur dhe vërtetuar se personat e arrestuar akuzohen për pengim të administratës së qeverisë, rrezikim të pamatur dhe vepra tjera penale, gjë e cila dëshmon se pretendimi i kësaj faqe nuk qëndron.


Vegëzat e video-materialeve të publikuara nga faqja “Investiguesi Shkrimor” në Facebook:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid025L9BLwfyo7f36YVp74dt5pzfVyetiFLv6A7DuKyRQo1NcoNsrzLbvyPuJhqmMTbil&id=100092945134138

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0QWZEdJfPm3Muj6tDH6ZacfioPdVbXMeWysbrP9Vd3PwXi7ULCtqDQZFFsDfFkwZml&id=100092945134138


Hibrid.info ka hulumtuar mbi pretendimet me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur të njëjtat janë trajtuar nga kontrolluesi i fakteve në gjuhën spanjolle “maldita.es” (shih këtu).

Në trajtimin e “maldita.es” është hedhur poshtë ky pretendim duke u bazuar në një artikull të “The Guardian”, të cilët kanë kontaktuar Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, nga i cili kanë sqaruar  se personat e arrestuar kanë akuza të ndryshme për tentativë vepër penale, tentativë për rrezikim të pakujdesshëm, tentativë për krim të urrejtjes, pengim të administratës shtetërore, vepër penale dhe rrezikim të pakujdesshëm. Por jo për trafikim të të miturve apo të ngjashme (shih këtu).


Verifikimi i këtyre pretendimeve nga hibrid.info është realizuar për shkak të publikimit edhe në gjuhën shqipe.


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar video-materiale të cilat shfaqin pamje nga një tunel i gjetur në një sinagogë, në të cilën ka pasur edhe persona të arrestuar, për të cilët pretendohet se janë akuzuar për rrëmbim të fëmijëve dhe rituale satanike.

Pretendimet e njëjta janë trajtuar nga kontrolluesi i fakteve në gjuhën spanjolle “maldita.es”, të cilët kanë vërtetuar se personat e arrestuar akuzohen për pengim të administratës së qeverisë, rrezikim të pamatur dhe vepra tjera penale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others