[email protected]
Përmes një imazhi të manipuluar paraqitet se Sadri Ramabaja ishte anëtar i shërbimit sekret jugosllav
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një llogari në Facebook me emrin “Pajtim Malokaj” ka publikuar (14 prill) një video-material që shfaq kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) duke e cilësuar opinionistin Sadri Ramabaja si anëtar të shërbimit sekret shtetëror jugosllav (UDBA), koment i cili pasohet nga një imazh që paraqet një dokument, me anë të së cilit pretendohet të dëshmohet anëtarësia e Ramabajës në këtë institucion.

Pas kontrollit dhe verifikimit nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë burim që vërteton pretendimin e mësipërm dhe po ashtu nuk është faktuar se dokumenti i paraqitur në imazh, është origjinal.

Deri në momentin e trajtimit, publikimi në fjalë ka 153 komente dhe 337 shpërndarje në Facebook.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “Pajtim Malokaj” në Facebook: 

https://www.facebook.com/pajtim.selishta.7/posts/pfbid02k3faKf9qWH2SueFSj7vyQP1PuBbGVvaT6Ev3d2HbxbZ9D3je9nae314F1xBUcsSRl


I njëjti imazh është publikuar edhe nga një faqe në Facebook me emrin “Dardania press” (shih këtu).


Pas hulumtimit me anë të programit të automatizuar të kërkimit “InVID”, janë gjetur disa raste kur i njëjti imazh me dokumentin në fjalë, është publikuar me qëllim për të vërtetuar angazhimin në shërbimin sekret jugosllav UDBA, për personalitete ndryshme (shih këtu).


Një pretendim të njëjtë për Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozhinoviq e ka trajtuar dhe vlerësuar si falsifikim edhe kontrolluesit e fakteve në Kroaci “faktograf.hr” (shih këtu).


Duke ditur mbi mundësinë që dokumenti në fjalë me imazhin e Ramabajës mund të jetë i manipuluar, hibrid.info ka hulumtuar në lidhje me këtë fotografi.

Hibrid.info ka gjetur një artikull të portalit në gjuhën shqipe, “Nacionale”, ku shfaqet i njëjti imazh i Ramabajës, i cili duket të jetë marrë nga një shkrim të publikuar në një revistë në vitin 1995 (shih këtu).


Një tjetër fakt që bëhet i ditur edhe në artikullin e trajtimit  nga “faktograf.hr”, është edhe ai se nga viti 1964, tre vjet pas lindjes së Ramabajës (këtu), në dokumentet zyrtare të shërbimit sekret jugosllav, këtij institucioni i është referuar me shkurtesën “SDB” (shih këtu).


Po ashtu edhe për faktin se në vendin tonë nuk është miratuar ende Ligji për Lustracion, konfirmimi i pretendimeve të ngjashme për zyrtarë apo ish-zyrtarë publikë, është vështirë i dokumentueshëm (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se opinionisti Sadri Ramabaja është ish-bashkëpunëtor i sigurimit shtetëror jugosllav, është i pakonfirmuar.

Dokumenti i publikuar që pretendon ta provojë pretendimin në fjalë, është i manipuluar si dhe në Kosovë ende nuk është miratuar Ligji që do të hapte dosjet për veprimtarinë e zyrtarëve publikë në kohën e komunizmit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si të “Mashtrim”.


Arsyetimi: 

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Leave a Reply