Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Qeveria izraelite i ka shpallur shqiptarët si armiq

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi u pretendua se Qeveria izraelite ka deklaruar se ka shpallur popullin shqiptar si armik të Izraelit.

Ky pretendim u publikua më 17 gusht në Facebook nga faqja “Lajme Nga Bota”, të cilin e ka cilësuar si “Lajmi i fundit”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka gjetur një informacion të tillë të publikuar në burime kredibile, që do ta dëshmonte si të mirëqenë pretendimin e bërë nga faqja e lartcekur.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Lajme Nga Bota”:

https://archive.ph/beCEo#selection-1353.10-1353.56


Në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë së Izraelit, në rubrikën e komunikatave, nuk ka të publikuar asnjë njoftim në lidhje me shpalljen e shqiptarëve si armiq të Izraelit, siç pretendon faqja “Lajme Nga Bota”. (shih këtu)

Marrëdhëniet Shqipëri – Izrael

Pas hulumtimit, hibrid.info ka gjetur një njoftim të publikuar nga Ministria për Evropën dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, të publikuar me datë 15 prill 2024.

Në këtë njoftim, ky dikaster kishte sqaruar se “Të dyja vendet kanë marrëdhënie shumë të mira politiko-diplomatike që reflektohet në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik në sektorë me interes të ndërsjellë”. (shih këtu)

Edhe në të kaluarën, Izraeli e ka përmendur miqësinë e popullit izraelit me atë shqiptar.

Në vitin 2015, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte udhëtuar në Izrael për të realizuar një vizitë dyditore. Në takimin e parë që Rama e kishte zhvilluar me homologun e tij, Binyamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit, atëkohë theksoi se miqësia e popullit të tij me popullin shqiptar i ka rrënjët e thella, duke iu referuar Holokaustit, ku shqiptarët refuzuan t’u dorëzojnë nazistëve hebrenjtë. (shih këtu)

“Ne e dimë që populli shqiptar nuk është sot thjeshtë një mik i mirë i popullit izraelit, por në periudhë vendimtare të Holokaustit ata qëndruan krah për krah me popullin hebre të persekutuar në Evropë”, tha Netayahu.

“Shqipëria është i vetmi vend ku popullsia hebre u shumua gjatë Holokaustit, kjo falë miqësisë dhe kurajës që tregoi populli shqiptar. Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë dhe e vlerësojmë atë humanizëm të treguar dhe kurajës në orët tona të errëta”, përfundoi kryeministri i Izraelit, raportoi Panorama.al.


Analiza:

Pretendimi se qeveria izraelite ka shpallur shqiptarët si armiq të Izraelit, nuk është i vërtetë.

Kjo u vërteta pasi nuk është gjetur asnjë komunikatë e publikuar nga Qeveria izraelite.

Po ashtu, në një komunikatë të lëshuar më datë 15 prill 2024 nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, shkruan se këto dy vende kanë marrëdhënie shumë të mira politiko-diplomatike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje të publikuar në Facebook nga faqja “Lajme Nga Bota” si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere