[email protected]
Pretendohet rrejshëm se ish-presidenti amerikan John Kennedy është i gjallë
shape
shape
shape

Llogaria në Facebook me emrin “Blerta Pupi Mile” ka publikuar një postim me pretendim se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), John Kennedy, është gjallë.

Kjo llogari pretendon se Carolyn Bessette – Kennedy, bashkëshortja e djalit të Kennedy-t, John Kennedy Junior, ka thënë se ish-presidenti është gjallë.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se Carolyn Bessette – Kennedy ka ndërruar jetë në vitin 1999.

Gjithashtu, në postimin e bërë nga llogaria e lartcekur, paraqitet imazhi i një personi, për të cilin pretendohet se është presidenti i vdekur amerikan, John Kennedy. Mirëpo, hibrid.info ka hulumtuar dhe vërtetuar se imazhi i shfaqur në postim i përket Russell LeeRoy Pickett, veteran amerikan i Luftës së Dytë Botërore.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga llogaria “Blerta Pupi Mile”:

https://archive.is/JqGSb


Hibrid.info ka gjetur të dhëna në Wikipedia, ku bëhet e qartë se Carolyn Bessette – Kennedy, bashkëshortja e djalit të presidentit amerikan Kennedy-t, ka ndërruar jetë në vitin 1999 si pasojë e rrëzimit të avionit me të cilin ajo po udhëtonte. (shih këtu)

Pas hulumtimeve përmes “Google”, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë deklaratë të publikuar me pretendimin se Carolyn Bessette – Kennedy të ketë thënë që presidenti amerikan Kennedy është gjallë. (shih këtu)

Në postimin e bërë nga llogaria në fjalë, gjendet edhe një fotografi me anë të së cilës pretendohet se ai është John Kennedy. Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur se në fotografi paraqitet veterani i Luftës së Dytë Botërore, Russell Pickett, i vdekur që nga viti 2020 (këtu).


Analiza:

Një llogari në Facebook ka publikuar një postim me imazhin dhe mbishkrimin ku pretendohet se ish-presidenti i vdekur, John Kennedy, është i gjallë dhe sipas kësaj llogarie, kjo u bë e ditur gjatë ditëve të fundit nga gruaja e djalit të tij.

Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se imazhi që shfaqë personin që pretendohet se është John Kenedy, në fakt tregon fotografi të Russell LeeRoy Pickett, veteran amerikan i Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu, të gjeturat tregojnë se gruaja e djalit të Kennedy-t ka ndërruar jetë në vitin 1999.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others