[email protected]
Pretendime të pasakta se Osmani takohet me Vuçiqin, dhe se Kurti përjashtohet nga bisedimet duke u zëvendësuar nga presidentja
shape
shape
shape

E përditësuar: Përkundër faktit se është paralajmëruar se nuk do të takohen presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me presidentit e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, megjithatë, ata kanë zhvilluar një takim të shkurtër. (shih këtu dhe këtu)


Portali informativ “Top-channel.tv” ka publikuar dje (31 maj) një artikull me pretendimin se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takohet me homologun e saj serb, Aleksandër Vuçiq.

Këtë pretendim, mediumi i lartcekur e ka bërë duke u bazuar në fjalimin e presidentit francez, Emmanuel Macron gjatë konferencës GLOBSEC të mbajtur në Bratislavë (Sllovaki).

Macron bëri të ditur se me 1 qershor (sot) gjatë margjinave të takimeve në samitin e Komunitetit Politik Evropian, do të takohet ndaras me Osmanin dhe Vuçiqin. (shih këtu)

Pra, me anë të këtij pretendimi “Top-channel.tv” lë të kuptohet për një takim të përbashkët ndërmjet Osmanit dhe Vuçiqit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Top-channel.tv”:


Ndërsa sot (1 qershor), presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Samiti i Liderëve Evropianë në Moldavi, ka thënë se nuk ka plan për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton “Klankosova.tv”. (shih këtu)

“Nuk kemi plan që të takohem me presidentin e Serbisë, siç e dini, dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë organizohet në Bruksel, i takon z.Borrell që të përcaktojë datën kur ai mendon se është e domossdoshme që të bëjë takime të tilla”, tha Osmani.


Pretendimin se do të ketë takim midis Osmanit dhe Vuçiqit në Moldavi, autori/ja duket se ka bërë duke mos e kuptuar saktësisht deklaratën e presidentit francez Macron. Macron në fakt kishte thënë se do të ketë takime të ndara me presidentët e dy vendeve dhe jo takim 3 apo 4-palësh:

Uroj që nesër të takohemi me, ne së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz, me presidentët e Kosovës dhe Serbisë, siç kemi bërë në edicionin e Pragës.

Shih këtu vegzën e fjalimit të Emmanuel Macron:

https://www.facebook.com/watch/?v=724418716351742


Përveç këtij pretendimi të pasaktë nga portali “Top-channel.tv”, në këtë artikull thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përjashtuar tanimë nga bisedimet dhe është zëvendësuar nga presidentja, Vjosa Osmani.

Autori/ja i/e artikullit nuk e bënë të qartë se nga ka arritur ta formulojë një koment të tillë. Në pamundësi për ta kuptuar këtë, hibrid.info ka supozuar se ky komentim ka mundur të jetë bërë nga mosprezenca e Kurtit në këtë samit. Edhe pse nuk dihet me siguri, hibrid.info do ta qartësoj për lexues arsyen e mospjesëmarrjes së Kurtit në takimin e Kishinaut të Moldavisë.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, është “një takim apo konferencë e krerëve të shteteve”, që do të thotë se në këtë rast Kosova përfaqësohet nga presidentja, si kreu i organit më të lartë të shtetit. (shih këtu)


Përveç në këtë samit, që është i dyti i organizuar i këtij lloji, edhe në samitin e parë të mbajtur vitin e kaluar në Pragë, Kosova është përfaqësuar nga presidentja, Vjosa Osmani. (shih këtu)


Analiza:

Nga faktet e trajtuara dhe verifikuara nga hibrid.info, rezulton se në këtë artikull janë ngritur pretendime të pasakta, se Vjosa Osmani do të takohet me Aleksandër Vuçiqin në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Gjithashtu, në artikull ngritët tjetër pretendim i pasaktë se kryeministri Kurti është përjashtuar nga bisedimet në këtë samit, duke u zëvendësuar nga presidentja Osmani.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others