[email protected]
Me fotografi të rreme dhe titull jo adekuat pretendohet se Amerika i ka dhuruar FSK-së automjet ushtarak
shape
shape
shape

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe sot (17 gusht) kanë publikuar një artikull me titull “Ja dhurata me e re e FSK-se qe erdhi nga Amerika dhe qe po i ‘tmerron’ serbet”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është i rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër, i publikuar më 21 prill 2021, atëkohë kur ushtria amerikane kishte trajnuar shoferët e FSK-së në automjete të caktuara ushtarake.

Pra, nuk ka asnjë pajisje ushtarake që Amerika ka dhënë aktualisht për FSK-në, siç pretendohet në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “On27.net”, “Aktivitetisot.online” dhe “Onlinenews54.com”:

https://on27.net/2022/08/17/ja-dhurata-me-e-re-e-fsk-se-qe-erdhi-nga-amerika-dhe-qe-po-i-tmerron-serbet/?fbclid=IwAR1SG0WLuBHUu0Z-isb_X7y600eYvVk7PyBt3s8E06gnFIvI8cEC7ypheFM

https://aktivitetisot.online/?p=1619&fbclid=IwAR0utV1wGBuJKOlRjCZhwAg-DqsHKncszzxMt8A1x7BOANykXMRcDX6zfBQ

https://onlinenews54.com/mania/2022/08/17/ja-dhurata-me-e-re-e-fsk-se-qe-erdhi-nga-amerika-dhe-qe-po-i-tmerron-serbet/?fbclid=IwAR3El3GLR3TTD7r5qVqCk0zr6XkcgnmjC_-q1DPKbjZcD_kM1f6OqqgFlWA


Artikulli është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet “Post Lajmee”, “Post Lajme”, “Mërgata Shqiptare” dhe “Estrada Shqiptare”.


Përveç që ky artikull është i vjetër dhe përmban titull të rremë, edhe fotografia e përdorur në të nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Pas hulumtimit përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia e automjetit ushtarak të përdorur në këtë artikull, është pajisje e prodhuar nga kompania John Cockerill, ndërsa automjeti mban emrin “Cockerill Series 3000. (shih këtu)


Këto portale kanë marrë këtë fotografi të pajisjes ushtarake “Cockerill series 3000”, duke pretenduar rrejshëm se ushtria amerikane i ka bërë dhuratë atë Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK).

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (21 prill 2021) në disa media online në Kosovë, të cilat kanë raportuar saktë për trajnimin e shoferëve të FSK-së nga ushtria amerikane. Ky artikull i vjetër është përdorur nga portalet e dyshimta për të krijuar artikullin me pretendimin e rremë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër të vitit 2021, i cili flet për trajnimin e shoferëve të FSK-së nga ushtria amerikane.

Mirëpo, këtë artikull janë munduar ta paraqesin si aktual, duke i vënë titull dhe fotografi të sajuar me pretendimin e rremë se Amerika i ka dhënë dhuratë Kosovës automjet ushtarak.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others