Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimet e konspiracionistit Alfred Cako për dëmet nga vaksinat, të paqëndrueshme

HIBRID

Dilemat e ngritur rreth ndikimit të vaksinave anti-Covid, të mbështetura nga teoritë konspirative, po rriten edhe tek audienca shqipfolëse.

Ndër kontribuuesit më të mëdhenj të nxitjes së këtyre teorive konspirative tek audienca shqipfolëse, është opinionisti nga Shqipëria i njohur për shpërndarje të këtyre teorive, Alfred Cako.

Ai me pretendimet e tija të pabazuara të publikuara në debatin televiziv “Rrethi Katror” në Top Channel ka folur vazhdimisht kundër vaksinimit. Cako ka pretenduar se qëllimi i vaksinave nga kompania “Pfizer” në bashkëpunim me “BioNtech”.

Pretendimi i Alfred Cakos në debatin në Top Channel:

“Vaksina e Pfizer e kombinuar me BioNtech që është një kompani e cila për herë të parë po punon për de-kodifikimin e ADN-së tek speciet e ndryshme dhe kryesisht tek njerëzit. Pra çdo vaksinë ku bënë pjesë BioNtech është vaksinë e tipi mARN, pra e cila përmes ARN-së, ndryshohet ADN-ja. Jemi në revolucionin e katërt industrial, ku përmjet teknologjisë të avancuar, do të përpiqet të kontrollohet njeriu nga një grup i vogël njerëzish”.


Pretendime të ngjashme janë bërë edhe në vende të ndryshme në botë. Në nëntor të vitit të kaluar një korrespondentja e Newsmax.com në Shtëpinë e Bardhë, Emerald Robinson, në një faqe pro-Trump në Twitter, kishte shkruar një pretendim përmes së cilit, u kishte bërë thirrje amerikanëve që “të bëjnë kujdes nga vaksinat Pfizer / BioNTech”. Emerald Robinson pohoi në Twitter se kjo vaksinë “bënë ndryshime në ADN”.

Mirëpo, këtë pretendim të bazuar në teori konspirative, të bërë nga këto dy persona, por edhe të tjerë, e kanë dekonspiruar kontrollues të fakteve nga BBC.

BBC pyeti tre shkencëtarë të pavarur për këtë dhe ata thanë se vaksina kundër virusit Korona, nuk do të ndryshonte ADN-në e njeriut.

Vaksina përmban një fragment të materialit gjenetik të virusit – ose ARN (Acidi Ribonukleik).

“Injektimi i ARN-së në një person, nuk ka të bëjë asgjë me ADN-në e një qelize njerëzore”, tha profesor Jeffrey Almond i Universitetit të Oksfordit.

Zëdhënësi i kompanisë gjermane Pfizer, Andrew Widger tha se vaksina e ndërmarrjes “nuk ndryshon sekuencën e ADN-së së trupit të njeriut. Ajo i paraqet trupit vetëm udhëzimet për të ndërtuar imunitetin”.

Mirëpo, hapësirën për krijimin e teorive konspirative po e krijojnë mungesa e të dhënave rreth teknologjisë me ARN.

Claire Wardle, autore e një raporti që trajton mitet e vaksinave në mediat sociale, thotë se ekziston një “deficit i të dhënave” rreth temave si teknologjia mARN – në kohën kur kërkesa për informata të tilla është e madhe.

“Kjo ndikon që njerëzit e prekur nga informatat e pasakta, të mbushin boshllëkun e informacioneve që e kanë për këtë vaksinë me dezinformata”, tha Wardle, drejtoreshë ekzekutive e organizatës jofitimprurëse anti-dezinformim, First Draft.


Analiza:

Pretendimet e bërë nga Alfred Cako, por edhe nga konspiracionistë terë nga e mbarë bota, nuk kanë asnjë bazë mbi të cilën mund t’i vërtetojnë ato. Për këtë arsye, këto pretendime mund të quhet të pa argumentueshme dhe të vlerësohen si teori konspirative.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere