Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e tregon se rasti ka ndodhur në Gjermani

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një artikull i titulluar “Regjistrohet rasti i parë me variantin e ri të lisë së majmunëve”.

Lajmi (këtu) është publikuar dje (22 tetor) nga mediumi në gjuhën shqipe “kosova-sot.info”.

Ku qëndron problemi me artikullin?

Vendndodhja e lajmit bëhet e ditur vetëm në hyrje të artikullit kur thuhet se “Rasti i parë i variantit të ri të lisë së majmunëve është regjistruar në Gjermani…”.

Pse trajtohet artikulli?

Mediumi që ka publikuar tekstin është i regjistruar në Kosovë, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) dhe ka shumicën e lexuesve shqipfolës (këtu), andaj edhe mos qartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja, mund të bëjë që audienca ta lexojë lajmin si ngjarje të ndodhur në hapësirat shqipfolëse.

Për të vërtetuar se bëhet fjalë për lajm nga Gjermania, e dëshmojnë edhe disa artikuj të publikuar në mediat ndërkombëtare, të cilat hibrid.info i ka gjetur, pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit (shih këtu, këtu dhe këtu).

Çfarë dihet për variantin e ri të këtij virusi?

Mpox clade 1, një nga dy llojet e virusit të quajtur më parë lija e majmunit, po përhapet me shpejtësi në Afrikë. Mpox clade 1 shkakton sëmundje dhe vdekje më të rënda se lloji tjetër – mpox clade 2. Më shumë se 18,000 raste janë raportuar këtë vit, shumë prej tyre fëmijë . Janë raportuar të paktën 600 vdekje. Për më shumë mund të lexoni në këtë artikull (këtu).


Analiza:

Lajmi për regjistrimin e rastit të parë me variantin e ri të lisë së majmunëve, është i saktë.

Por, në titullin e këtij lajmi, nuk bëhet e ditur se rasti i parë është shënuar në Gjermani.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait’.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere