Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për ofrimin e mbështetjes financiare për familjet në kohë pandemie është i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë “revista-shqiptare.com” ka publikuar një artikull që pretendon se secila familje që ka dy ose më shumë fëmijë, do të përfitojë nga 300 euro.

Megjithatë, pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar dhe lajmi është i vjetër, i publikuar më 4 qershor 2020, i cili ka të bëjë me shtetin e Gjermanisë.

Në qershor të vitit 2020 u publikua një artikull që Gjermania kishte rënë dakord për një paketë të re stimulimi të brendshëm me vlerë 130 miliardë euro, madje më e lartë se shuma maksimale që pritej më parë. E që në këtë pako përfshihej sigurimi i familjeve me 300 euro shtesë për fëmijë (336 dollarë) dhe dyfishimin e zbritjes në skemën e bonusit të blerësit të makinave.

Ky portal i dyshimtë, me këtë artikull të publikuar është munduar ta paraqesë atë si aktual, si dhe nuk ka treguar se ngjarja kishte të bëjë me shtetin gjerman.

Teksti i artikullit të publikuar në “revista-shqiptare.com”:

Ndahen ndihmë nga 300 Euro për secilën familja që ka 2 ose më shumë fëmijë

Lajm i mire ku ka rënë dakord për një paketë të re stimulimi të brendshëm të mërkurën me vlerë 130 miliardë euro.

Madje më e lartë se shuma maksimale që pritej më parë eshte nje ndihme per te gjithe dhe nje shprese per vendin.

Angela Merkel thote se:“Madhësia e paketës do të arrijë në 130 miliardë euro për vitet 2020/2021, 120 miliardë prej të cilave do të shpenzohen nga qeveria federale”

Vegëza e artikullit të publikuar në “revista-shqiptare.com”:

https://revista-shqiptare.com/loc/2021/07/12/ndahen-ndihme-nga-300-euro-per-secilen-familja-qe-ka-2-ose-me-shume-femije/?fbclid=IwAR2RnAnO1pogmctPDBHH7wpy_OJDpDWhhH4yK29HqiD1tw81f8bdujid7Hw

I njëjti artikull është publikuar edhe në Facebook, nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës.

Postimi i artikullit në faqen “Gazeta Aktive” në Facebook:

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/4186253938118119


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (4 qershor 2020) në disa media online në gjuhën shqipe.

https://telegrafi.com/familjeve-nje-shtese-prej-300-euro-per-femije-publikohen-detaje-te-pakos-stimuluese-prej-130-miliarde-dollaresh-te-gjermanise/

https://literal.media/Familjeve-nje-shtese-prej-300-euro-per-femije-Publikohen-detaje-te-pakos-stimuluese-prej-130-miliarde-dollaresh-te-Gjermanise/100331


Analiza:

Portali i dyshimtë “revista-shqiptare.com” ka publikuar një artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Lajmi kishte të bëjë me shtetin gjerman, ndërsa ky portal nuk e bën të qartë në titull se për cilin shtet bëhet fjalë. Duke e ditur se ky portal është në gjuhën shqipe, kjo ka bërë që lexuesit të kuptojnë se ky vendim ka të bëjë me Kosovën.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere