Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi për “njohjen nga Greqia”, i pabazuar

HIBRID

Faqja në Facebook “Analiza” dje (26 korrik), ka postuar një artikull të publikuar nga portali i dyshimtë “gazeta.theneës48hr.com” me titull “Goditje e madhe për Serbinë: Greqia ndër të parat nga pesëshja e BE-së do ta njohë Kosovën”, i publikuar më datë 4 korrik.

Pas verifikimit të fakteve nga Hibrid.info, rezulton që titulli i këtij artikulli të jetë në shpërputhje me përmbajtjen. Gjithashtu, në brendësi të artikullit paraqitet një lajm i vjetër.

Në fakt, në përmbajtje gjendet deklarata e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla e cila më 1 korrik, në një intervistë për emisionin “DPT te Fidan Jupolli” të televizionit “T7”, ka thënë se Greqia mund të jetë nga të parat shtetet e BE-së që do të na njohë, por pa dhënë detaje rreth kohës kur do të mund të ndodhte kjo njohje.

Pra, në asnjë rast ministrja Gërvalla nuk ka pretenduar se Greqia do ta njohë Kosovën, por që e ka shprehur si vetëm si një veprim të mundshëm.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gazeta.thenews48hr.com”:

https://gazeta.thenews48hr.com/lajme/goditje-e-madhe-per-serbine-greqia-nder-te-parat-nga-peseshja-e-be-se-do-ta-njohe-kosoven/?fbclid=IwAR3GxzFihDzep4zoZb0XOIivdVqw1QxmeDgBj95uv-HyYEQ3LdSK3W_ZxPM

Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Analiza”:

https://www.facebook.com/analiza.press/posts/pfbid029RUySeiW789dAXwotTi5H9qsMm15CuM6xvPwXA6gjf31g4LYjbgiP3FA6BnabLv5l


Ky artikull është postuar edhe më herët nga faqe të tjera në Facebook si “Gazeta” dhe “Lajme Direkte”.

Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka gjetur intervistën e plotë nga ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, si dhe artikullin autentik të publikuar në kohë reale (2 korrik) në “Zëri”, nga ku është kopjuar përmbajtja e publikuar në “gazeta.thenews48hr.com”.


Analiza:

Faqja në Facebook “Analiza”, dje (26 korrik) ka postuar një artikull të publikuar nga portali i dyshimtë “gazeta.thenews48hr.com” me titull të sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet deklarata e ministres Donika Gërvalla, e cila ka thënë se Greqia mund të jetë nga të parat shtetet e BE-së që do të na njohë por nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të ndodh kjo njohje.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere