Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Shpërndahen artikuj me pretendimin se “Kurti jep dorëheqje”

HIBRID

Një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT – Qfar po ndodhe Albin Kurti jep doreheqje?” është bërë viral në rrjetin social Facebook gjatë 24 orëve të fundit.

Ky artikull është shpërndarë nga disa faqe në Facebook, të cilat kanë arritur të grumbullojë numër të madh reagimesh e komentesh në këtë postim.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet lajmi lidhur me ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, i cili kishte paralajmëruar dorëheqje, në rast se nuk do të ketë pajtueshmëri me qeverinë lidhur me kërkesën që pagesa për veteranët e luftës të rritet krahas pagës minimale.


Faqet në Facebook të cilat e kanë postuar këtë artikull me titull të sajuar janë: “Gazeta Aktive” (mbi 90 mijë ndjekës), “Gazeta Prishtina” (mbi 420 mijë ndjekës), “Lajmet e Fundit +” (mbi 127 mijë ndjekës) dhe faqja “Hej O Bir” (mbi 216 mijë ndjekës). (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Këto faqe të lartcekura, këtë artikull e kanë marrë nga portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhen shqipe si “Banglarreporter.com” dhe “Banglacontent24.com”. (shih këtu dhe këtu)


Hibrid.info ka gjetur disa media online në Kosovë që kanë publikuar saktë lidhur me kërkesën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë postuar një artikull të publikuar nga disa portale të dyshimta, me titull të sajuar duke pretenduar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje.

Në këtë artikull gjendet lajm që nuk ndërlidhet me titull, i cili ka të bëjë me kërkesën e ushtruesit të detyrës së OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku.

Ky artikull i postuar në Facebook nga faqet e larcekura është bërë viral gjatë 24 orëve të fundit, duke parë që ato kanë grumbulluar qindra reagime dhe komente nga lexuesit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere