Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Shqiptarët nuk kryesojnë për kërkesa biletash në Euro 2024

HIBRID

Mediumi informativ “panorama.com.al” ka publikuar një artikull (15 dhjetor), në titullin e të cilit pretendohet se Shqipëria kryeson sa i përket kërkesave për bileta në Kampionatin Europian të futbollit.

Titulli tutje pretendon se kjo informatë ka ardhur nga presidenti i federatës gjermane të futbollit.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se në përmbajtje e artikullit, nuk konfirmohet pretendimi që jepet në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “panorama.com.al”:

http://www.panorama.com.al/sport/e-konfirmon-presidenti-i-federates-gjermane-shqiptaret-kryesojne-per-kerkesa-biletash-ne-europian/?fbclid=IwAR0QwjtYExSSpcybLbrzrDRDvWGYinr7A_upzuhyFMCGRinG7gGr_AppYB4


Pas verifikimit të përmbajtjes së këtij artikuli, hibrid.info ka vërtetuar se brenda kreut tregohet se Shqipëria është në mesin e vendeve nga të cilët kanë ardhur më së shumti kërkesa për bileta në Kampionatin Europian të vitit 2024.

Pjesë nga përmbajtja e artikullit të “panorama.com.al”:

“Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka publikuar të dhënat për kërkesat për bileta për ndeshjet e Kampionatit Europian të vitit 2024 dhe Shqipëria është një nga vendet nga kanë ardhur më shumë kërkesa. “Kemi kërkesa për bileta nga 206 vende. Kërkesat më të shumta vijnë nga Kroacia, Shqipëria dhe Turqia,” tha presidenti i DFB, Bernd Neuendorf.”


Po ashtu edhe nga gjetjet tjera të hibrid.info, nuk tregohet se Shqipëria kryeson listën e vendeve, nga të cilët kanë ardhur kërkesa më së shumti për bileta.

Faqja e institucionit më të madh të futbollit europian, UEFA-së, ka informuar në llogarinë e saj në platformën X (ish Twitter), se kërkesat më të mëdha për bileta në Euro 2024, kanë ardhur nga fansat e Turqisë, Hungarisë, Anglisë, Shqipërisë dhe Kroacisë. (shih këtu)


Analiza:

Pretendimi në titullin e artikullit të publikuar se shqiptarët kryesojnë për kërkesa biletash në Euro 2024, ka rezultuar të mos jetë në përputhje me përmbajtjen e këtij artikulli.

Gjetjet e hibrid.info, kanë vërtetuar se Shqipëria është në mesin e vendeve kryesuese prej nga kanë ardhur kërkesat për bileta.

Bazuar në metodologjinë e punës, ky artikull merr vlerësimin si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere