Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Përhapja e zjarrit në Los Anxhelos paraqitet me anë të një video-materiali të gjeneruar nga IA

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material që shfaq pamje të përhapjes së zjarrit në një territor, në mbishkrimin e së cilës pretendohet se bëhet fjalë për zjarret të cilat kanë përfshirë Los Anxhelosin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Përmbajtja është publikuar dje (10 janar) në Facebook nga një faqe me emrin “Namazi”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se Los Anxhelos është i përfshirë nga përhapja e madhe e zjarreve, por pamjet e paraqitura në video janë të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale (IA).


Deri në momentin e trajtimit, videoja ka marrë mbi 360 mijë shikime dhe është komentuar në mbi 750 herë.

Hibrid.info ka kontrolluar përmes “HiveModeration.com”, platformë për detektimin e përmbajtjeve të gjeneruara nga IA, në bazë të vlerësimit të së cilës, mund të konstatohet se pamja e trajtuar, është përmbajtje e gjeneruar nga IA.


Analiza:

Pretendimi për shpërthimin e zjarreve në Los Anxhelos është i saktë.

Por, në përmbajtjen e trajtuar pamjet e përhapjes së zjarrit në Los Anxhelos janë paraqitur me anë të gjenerimeve nga Inteligjenca Artificiale (IA).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere