[email protected]
Pretendimi se “Erkisen pësoi sulm kardiak si shkak i vaksinës anti COVID-19”, i pa qëndrueshëm
shape
shape
shape

Rënia pa ndjenja në fushë e futbollistit danez, Christian Eriksen, nuk ndërlidhet me vaksinën anti COVID-19, siç spekulohet në rrjete sociale. Drejtori i ekipit të futbollit “Inter Milan” u ka thënë reporterëve se mesfushori Eriksen nuk është vaksinuar fare.  

Eriksen, 29 vjeç, u rrëzua gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë, më 12 qershor, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2020”. Ai iu dha një trajtim kardiak në fushë dhe më vonë u dërgua me urgjencë në spital.

Kjo ngjarje nxiti spekulime të shpërndara gjithandej në mediat sociale, me pretendimin se incidenti ishte një reagim i mundshëm, i shkaktuar nga vaksina COVID-19. Një pretendim në Twitter (që më vonë u fshi) sugjeroi që lojtari ishte vaksinuar më 31 maj, duke ia atribuar informacionin Radio Sportiva.

“Shefi i ekipit mjekësor dhe kardiologu i Inter Milan konfirmoi se [Eriksen] mori vaksinën Pfizer 12 ditë më parë. Ai foli një orë më parë në Radio Sportiva nga Italia”, thuhej një cicërimë në Twitter, që është shpërndarë si një pamje e ekranit në Instagram dhe Facebook.

https://www.instagram.com/p/CQDWU4DN513/

https://www.facebook.com/groups/137204671811144/permalink/138685944996350/

Por, ky pretendim nuk është i vërtetë. Drejtori i Inter Milan, Giuseppe Marotta, hodhi poshtë atë, duke i thënë Rai Sport se “Ai (Eriksen) nuk kishte COVID dhe se nuk ishte vaksinuar”.

https://www.reuters.com/lifestyle/sports/eriksens-former-cardiologist-says-he-had-no-history-heart-concerns-2021-06-13/

Ndërkohë, Radio Sportiva gjithashtu mohoi të ketë bërë ndonjë raport të tillë në lidhje me gjendjen e Eriksen. Në një postim në Twitter, përfaqësues të kësaj radioje thanë: “Informacioni i raportuar në cicërimën e përmendur është i rremë. Ne kurrë nuk kemi raportuar ndonjë mendim nga stafi mjekësor i Interit në lidhje me gjendjen e Christian Eriksen. Ju lutemi hiqni përmbajtjen nga autori i cicërimave, përndryshe ne do të detyrohemi të marrim masa”.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktojë sulmin e Eriksen. Por dihet se testet mjekësore janë ende duke vazhduar. Futbollisti 29 vjeçar, ka njoftuar se është në gjendje stabile dhe se e ka kaluar krizën, por që ende është duke qëndruar në spital.  

(Artikull i publikuar nga Reuters)

Share With Others