[email protected]
Pretendimi se Rakiq është shkarkuar dhe arrestuar, është i rremë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “gazetamitrovica.com” ka publikuar një artikull me titull “Shkarkohet dhe arrestohet Rakici”.

Pas kontrollit të fakteve, vërehet se titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen në tekst, duke qenë se në përmbajtje nuk flitet për ndonjë vendim për shkarkim apo arrestim të kreut të Listës Serbe në Kosovë dhe ministrit për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

E gjitha çfarë shihet në përmbajtje, është një mendim i avokatit Armend Shkoza, i cili ka komentuar zhvillimet në pikën e Jarinjes nga rrafshi ligjor duke vendosur theksin tek një vepër penale e kryer nga Goran Rakiqi.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetamitrovica.com”:

https://gazetamitrovica.com/2021/09/22/shkarkohet-dhe-arrestohet-rakici/?fbclid=IwAR2qnd6ZhlX6NrFbSe7TUJb3hcLyxYkNaHbf90bjDhVE-RDZ1IPbDb_wPnE

Rakiq kishte vizituar ditë më pare Jarinjën, duke i bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të reagojë lidhur me situatën atje, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, lidhur me targat e automjeteve serbe.

Pas kësaj, kishte reaguar avokati Shkoza, duke thënë se Rakiq është dashur  të arrestohet për shkak të kryerjes së veprës penale të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nga Neni 121 i Kodit Penal.

“Me pas shtet ashtu qysh është tu i ardhë era, Rakiqi ish deshtë të arrestohet për shkak të kryerjes së veprës penale të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nga Neni 121 i Kodit Penal. I njëjti me veprimet e sotme i ka kryer të tri format e kësaj vepre penale,  njërën të përgjithshmën dhe dy të kualifikuara.

Ligjshmëria është sikur bajraku i luftës. Dora këputet por bajraku nuk lëshohet. Asnjë milimetër nuk guxojmë me u kthy prapa. E nëse kthehemi, gjendja do jetë dhjetëfish më e keqe se sa para zbatimit të masave ligjore”, është shprehur Shkoza.

Vegëza e artikullit autentik të publikuar nga portali “JepiZë”:

https://www.facebook.com/jepize02/posts/3278049302413667/


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazetamitrovica.com” ka publikuar një koment të avokatit Armend Shkoza, i cili është shprehur se “Ministri Rakic është dashur të arrestohet dje për kryerje të veprës penale të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, të paraparë në nenin 121 të Kodit Penal”.

Ndërsa këtij artikulli i është vënë titull i sajuar me pretendimin se Rakiq është shkarkuar dhe arrestuar.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others