Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Interesim i Juventusit për Fisnik Asllanin, jo transferim i kryer

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Portalet informative “orainfo.net” dhe “futboll.al” publikuan të shtunën, më 24 janar, artikullin me titull: “Lajm bombastik: Fisnik Asllani transferohet te gjiganti italian”.(këtu, këtu)

Pas klikimi në artikull, në tekst theksohet se bëhet fjalë për interesimin e klubit italian Juventus, pas largimit të futbollistit Dushan Vlahoviq.

Çka nuk shkon me titullin e artikullit?

Titulli e paraqet si një punë të kryer transferimin e Fisnik Asllanit te Juventusi, dhe jo si një interesim të klubit.

Ndërsa brenda artikullit shkruan: “Juventusi ka nisur tashmë planifikimin për të ardhmen e repartit ofensiv për verën e ardhshme, me synimin për të zëvendësuar Dushan Vlahoviq dhe për të sjellë emra të rinj kyç në sulm. Mes profileve që bardhezinjtë po ndjekin me vëmendje është edhe Fisnik Asllani, i cili aktualisht aktivizohet te Hoffenheim.”

Pra, brenda tekstit bëhet e ditur se bëhet fjalë vetëm për interesimin e Juventusit për Fisnik Asllanin.


Hibrid.info ka hulumtuar për lajmet lidhur me transferimin e Fisnik Asllanit drejt Juventusit.  Për interesimin e Juventusit për Asllanin ka shkruar portali informativ bianconeranews.it, i cili shkruan: “Juventusi tashmë po planifikon të ardhmen e tyre sulmuese për verën e ardhshme, duke synuar të zëvendësojë Dushan Vlahoviqin dhe të gjejë lojtarë të rinj kyç në sulm. Ndër emrat që Bianconerët po i mbajnë në sy është Fisnik Asllani, një sulmues qendror i lindur në vitin 2002, me origjinë nga Kosova dhe kombësi gjermane, i cili aktualisht luan për Hoffenheim.” (këtu)


Analiza:

Titulli e paraqet interesimin e Juventusit për Fisnik Asllanin si një transferim të kryer. Megjithatë, brenda tekstit bëhet e ditur se bëhet fjalë vetëm për interesim të klubit italian.

Sipas bianconeraneës.it, Juventusi po planifikon të zëvendësojë Dusan Vlahovic dhe mes lojtarëve që po ndjek me vëmendje është edhe Fisnik Asllani, aktualisht te Hoffenheim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë titull e vlerëson si “clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere