[email protected]
Pretendimi se shqiptarët po kërkojnë ndihmë nga NATO për luftën kundër serbëve është i pa vërtetë
shape
shape
shape

Mediumi serb “Informer” ka publikuar sot (8 nëntor) një artikull me pretendimin se shqiptarët po kërkojnë ndihmë nga NATO për t’i goditur serbët.

Artikulli i publikuar në “Informer” mbanë titullin, “GJENDJA NË KOSOVË DHE METOHI ËSHTË PËRKËQUAR DRAMATIKISHT! Shiptarët po kërkojnë ndihmën e paktit të NATO-s për luftën kundër serbëve!?”

Pretendimet bazohen në deklaratën e analistit nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, dhënë për mediumin serb “Nova.rs”, deklaratë kjo e keqinterpretuar nga mediumi serb.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Informer”:

https://informer.rs/vesti/politika/747888/dramaticno-kosovo-metohija-siptari-nato-srbi

Pjesë të artikullit të publikuar në “Informer”:

Të ashtuquajturat autoritete të Prishtinës të udhëhequra nga ekstremisti Albin Kurti po kërkojnë ndihmën e paktit të NATO-s për të sulmuar serbët në veri të krahinës!?!

Nexhmedin Spahiu dhe analistë të tjerë të Prishtinës thonë se pas vendimit të serbëve për t’u tërhequr nga institucionet e Prishtinës, konflikti është i pashmangshëm dhe se ‘NATO-ja përfundimisht do të duhet të zgjidhë gjithçka’!?! Sipas tyre, e ashtuquajtura ‘Qeveria e Kosovës’ duhet sa më shpejt të emërojë ‘administratorë’ në katër komunat e veriut të cilët do të zëvendësojnë kryetarët, të zëvendësojnë dhjetë anëtarë të Listës Serbe në Kuvend dhe të dërgojnë forcat speciale shqiptare në Kuvend. veriu i Kosovës në vend të 578 policëve serbë që uniformojnë!? Komandantët e ‘Policisë së Kosovës’ në të njëjtën kohë kanë bërë të ditur se ‘kanë kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar situatën’ pas dorëheqjes së policëve serbë!


Ky artikull ka zënë vend në ballinën e gazetës së sotme. (këtu)


E përditshmja serbe, pretendimet se shqiptarët po kërkojnë ndihmë nga pakti i NATO-së për t’i sulmuar serbët në veri të vendit, duket të jetë bazuar në vetëm një keqinterpretim të deklaratës së analistit Spahiu.

Spahiu për “Nova.rs” deklaroi:

“Fatkeqësisht kam përshtypjen se po përgatitet një akt lufte, se po i afrohemi një konflikti. Duket se Serbia e refuzoi propozimin e Gjermanisë dhe Francës, prandaj gjithçka është komplikuar edhe më shumë dhe se në horizont është një konflikt dhe pastaj gjithçka do të zgjidhet nga NATO. E gjithë kjo bëri jehonë te autoritetet e Prishtinës dhe mendohet se kjo është një çështje e rrezikshme. Ajo që bënë policët interpretohet edhe si përgatitje e tyre, si forcë potenciale për konflikt”. (këtu)

Deklarata e Spahiut lidhur me mundësinë e një konflikti ku zgjidhja do të vjen nga NATO paraqet qëndrimin dhe vlerësimin e tij personal lidhur me zhvillimet në veri, të cilat nuk ndërlidhen me qëndrimin zyrtarë të pushtetit.

Po ashtu, Spahiu nuk potencon ndonjë koordinim ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe NATO-së për t’i sulmuar serbët, ashtu siç pretendohet nga mediumi serb.


Për më tepër, qëndrimi i Prishtinës zyrtare lidhur me zhvillimet e fundit dhe kërkesave ndaj aleancës së NATO-s, janë bërë publike. Kryeministri Kurti, pas bisedës së fundit me sekretarin e NATO-së, Jens Stoltenberg, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, tha se pati zotim nga ana e tij për të punuar me KFOR-in për garantim të sigurisë dhe ligjit për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Jam dakord që nuk ka alternativë ndaj dialogut. Situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin. Ata do të dështojnë: Unë premtoj të punoj me / @NATO_KFOR për të garantuar siguri dhe sundim të ligjit, pa diskriminim — në tërë Republikën e Kosovës” (këtu)

Kryeministri Kurti është shprehur qartë se nuk ka ndonjë tendencë për nxitjen e ndonjë konflikti të mundshëm të koordinuar nga ai dhe NATO.


Edhe përmes qëndrimit zyrtar të misionit të KFOR-it, bëhet e qartë qasja e tyre për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë në koordinim me palët.

Ne jemi duke monitoruar situatën dhe jemi duke bashkëpunuar ngushtë me liderët në Beograd dhe Prishtinë si dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit e Kosovës”. (këtu)

Misioni KFOR-it të, ka bërë të ditur se ështënë koordinim si me Beogradin ashtu edhe me Prishtinë për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë për të gjithë banorët e Kosovës.


Analiza:

Mediumi serb “Informer” ka publikuar një artikull me pretendimin se shqiptarët po kërkojnë ndihmë nga NATO për t’i sulmuar serbët.

Pretendimet bazohen në një deklaratë të analistit nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, i cili e thekson se ekziston mundësia e një konflikti, për të cilën do të gjente zgjidhje NATO.

Nw analizwn e Spahiut nuk nwnkutohet ajo qw pretendohet nw titullin e kwtij mediumi serb. Pra, Spahiu nuk ka thwnw se “Prishtina ka kwrkuar ndihmw nga NATO për t’i goditur serbët”.

Për më tepër qëndrimet zyrtare të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe NATO/KFOR janë të në koordinim për ruajtjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Në bazë të metodologjisë së punë, hibrid.info, vlerëson se këto pretendime janë të pabazuara dhe klasifikohen si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others