Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Sondazh i rremë me pretendimin se u krye nga një kompani amerikane

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Publikohet një imazh që paraqet një sondazh në lidhje më përkrahjen qytetare të subjekteve politike në Kosovë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, për të cilin pretendohet se u realizua nga kompania amerikane SDGs Global Survey.

Në këtë sondazh janë renditur subjektet politike me të dhënat si vijon: LDK 32%, VV 25%, PDK 24% dhe AAK 9.5%.

Përmbajtja u publikua në Facebook nga faqja “Kosova e Re” me datë 29 janar.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur një sondazh i tillë i publikuar nga burime kredibile, as nga kompania, së cilës i referohen në pretendim.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës online të kërkimit “Google”, duke kërkuar me fjalët kyçe “LDK 32%, VV 25%, PDK 24% dhe AAK 9.5%”. Mirëpo, rezultatet nuk shfaqin një sondazh të tillë.

Hibrid.info po ashtu ka kontrolluar edhe faqen e kompanisë “Global Survey on Sustainability and the SDGs”, ku nuk është gjetur sondazhi për të cilin pretendohet.


Hibrid.info ka verifikuar edhe më herët sondazhe të rreme që iu janë referuar kompanisë “SDGs Global Survey”, të cilat përmbanin të dhëna tjera. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pretendimi se kompania amerikane SDGs Global Survey ka realizuar një sondazh për mbështetjen popullore ndaj partive politike në Kosovë, është i pasaktë.

Pas verifikimit të fakteve, Hibrid.info nuk ka gjetur se sondazhi i pretenduar, është realizuar nga kompania në fjalë apo ndonjë kompani tjetër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere