Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se llogaria robot e Kurtit në platformën X ka postuar për protestën e opozitës në Serbi

FESTIM RIZANAJ

Mediumi në gjuhën serbe “Informer.rs” ka publikuar një artikull më 25 dhjetor me pretendimin se është përfshirë edhe një llogari (ro)bot (program autonom në internet) i Albin Kurtit në rrjetin social X, në protestën e opozitës në Serbi me qëllim destabilizimin.

Ky medium, pretendimin e bazon në një postim në rrjetin social X (ish-twitter) nga llogaria me emrin “@dardanian01” e cila përmban një shkrim në gjuhën angleze “Tonight is the beginning of the end of Serbia. There is no better gift for the end of the year.”

Ky medium nuk ofron fakte se kjo llogari është bot i Kurtit.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Informer.rs”:

https://informer.rs/vesti/politika/859818/kurtijev-bot-porucio-sa-protesta-u-beogradu-ovo-je-kraj-srbije-nema-lepseg-poklona-za-novu-godinu


Pjesë të artikullit të publikuar në “Informer.rs”:

Gjegjësisht, në protestë ka pasur edhe një numër të “njerëzve nga jashtë” të cilët nuk e kanë fshehur prezencën e tyre madje kanë publikuar edhe foto. Ajo që është alarmante janë mesazhet që dërgojnë në postime.

Një nga bot-et e Kurtit, pas ndërhyrjes së ndjekësve të Marinikës dhe Aleksiqit, ka shkruar në Twitter: Sonte fillon fundi i Serbisë! Nuk ka dhuratë më të mirë për Vitin e Ri!


Mediumi në fjalë pretendon se llogaria me ermin “@dardanian01” në rrjetin social X (ish-twitter) e cila kishte postuar një fotografi bashkangjitur dhe një shkrim në anglisht: “Sonte fillon fundi i Serbisë! Nuk ka dhuratë më të mirë për Vitin e Ri!”, është një nga llogaritë bot (robot) të Kurtit.

Por, pavarësisht kësaj, mediumi në gjuhën serbe nuk ofron fakte që e mbështesin këtë pretendim.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur se kush qëndron prapa kësaj llogarie në rrjetin socialë X (ish-twitter).


Analiza:

Pretendimi i pa bazë nga “Informer.rs” se një llogari bot e Kurtit në rrjetin social X (ish-twitter) nëpërmjet një postimi të bërë është përfshirë në protestën e opozitës në Serbi me qëllim destabilizimin.

Për më tepër, nuk dihet se kush qëndron pas llogarisë në fjalë në rrjetin social X (ish-twitter)

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere