Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ri-publikohet shpallje e rreme me fotografi të banesës në Greqi

FATBARDH DEMA

Shpallje e rreme për shitjen e një banese me çmim jo real është publikuar më 18 shkurt nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “truenewsq.com”.

Në titullin e këtij artikulli pretendohet se apartamenti që shihet në fotografi është në shitje për vetëm 30 mijë euro.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia paraqet një apartament në Greqi, imazh ky i marrë nga një shpallje e gjetur në platformën online “Booking.com”.

Përveç fotografië, kjo shpallje përmban edhe përshkrim të sajuar të apartamentit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “truenewsq.com”:

https://truenewsq.com/2023/02/18/urgj-ent-shitet-banesa-tre-dhomeshe-e-mobiluar-per-30000-euro-ne-qender-3/?fbclid=IwAR0JWi89UTklj9Ns92CHYo-lsaPrCyZio36Q-2XKZPSg4E9QosnUxBvxFAM

Pas hulumtimit në mediat sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull edhe në Facebook të publikuar nga disa faqe. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Mirëpo, në hulumtimin e detajuar përmes programit të automatizuar online “InVID”hibrid.info ka gjetur se imazhi i përdorur në këtë shpallje paraqet imazhin e një apartamenti nga, saktësisht, qyteti grek Kavala, që lëshohet me qira përmes platformës online “Booking.com”. (shih këtu)


Kjo shpallje e rreme është publikuar nga ky portal i dyshimtë edhe me datë 31 janar, e që gjithashtu është trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “truenewsq.com” ka publikuar një shpallje të rreme për shitjen e një banese me çmim dhe përmbajtje të rreme.

Gjithashtu, edhe fotografia e përdorur në këtë artikull i përket një apartamenti në Greqi, që lëshohet me qira përmes platformës online “Booking.com”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere