Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se në cilin kryeqytet ka ndodhur ngjarja

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Qëllohen dy persona në kryeqytet”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk tregon se për kryeqytetin e cilit shtet bëhet fjalë.

Ndërsa me të hyrë në tekst, atëherë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Washington.

Duke ditur se portali “Kosova-sot.info”, është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Të paktën dy persona janë qëlluar mbrëmjen e të premtes në verilindje të Uashington DC, njoftuan autoritetet sipas të cilave në këtë zonë është ende prezent rreziku.

Dy burra dhe një vajzë janë lënduar, raporton CNN.

Autoritetet konfirmuan se dy njerëz u qëlluan, por ende nuk është e qartë nëse viktima e tretë u qëllua gjithashtu.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/615082/qellohen-dy-persona-ne-kryeqytet/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar artikull me ngjarje që nuk ka të bëjë më Kosovën, ndërsa në titull nuk bëhet e qartë se në kryeqytetin e cilit shtet ka ndodhur ajo.

Me të hyrë në tekst, atëherë qartësohet lajmi që tregon se ngjarja ka ndodhur në Washington.

Duke e ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka kosovarë, kjo mund t’i dezinformojë ata, duke lënë të kuptohet se kjo ngjarje ka të bëjë me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere