Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se sulmi ndaj një serbi u krye nga shqipfolës për motive etnike, si pasojë e politikave të Kurtit

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Mediat në gjuhën serbe kanë publikuar njoftimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila përmes një komunikate në ueb-faqen e tyre, ka njoftuar lidhur me një ngjarje në fshatin Grackë të Lipjanit, ku është rrahur dhe grabitur një person i komunitetit serb në Kosovë.

Në këtë njoftim, kjo zyrë ka pretenduar se i njëjti është rrahur dhe plaçkitur nga tre persona që flisnin shqip. Gjithashtu, këtë rast ajo e ka cilësuar si “sulm brutal si pasojë e politikës antiserbe dhe dhunës institucionale të kryer nga Prishtina dhe Albin Kurti”.

Artikulli i mediumit në gjuhën serbe si “Informer.rs” mban titullin “Shqiptarët kanë rrahur brutalisht Dejan Radiqin në Lipjan! Në mes të natës hyjnë në shtëpinë e tij: Gjithçka me urdhër të Aljbin Kurtit!” (shih këtu)

Ndërsa, artikulli i mediumit tjetër në gjuhën serbe “Blic.tv” mban titullin “RRAHET SERBI NË KOSOVË Sulmuesit folën shqip! Dejan Radiq nga Stari Gracki është lidhur dhe rrahur me shkop”. (shih këtu)

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se në këta artikuj dhe në njoftimin e zyrës së lartcekur, nuk ofrohet asnjë fakt se kryesit e kësaj vepre ishin shqipfolës. Po ashtu, pa fakte ngrihet edhe pretendimi tjetër se ky rast është si pasojë e politikës së Kurtit.

Vegëza e njoftimit të publikuar në ueb-faqen “kim.gov.rs” (shih këtu)

Hibrid.info duke u bazuar në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës, ka vërtetuar se lidhur me këtë rast, ky institucion nuk ka dhënë detaje për përkatësinë etnike të kryerësve të kësaj vepre. Gjithashtu, në raport thuhet se rasti është duke u hetuar. (shih fotografinë më poshtë)


Njoftimi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u publikua edhe në disa media tjera në gjuhën serbe, të cilat gjithashtu e publikuan këtë pretendim pa ofruar asnjë fakt. (shih këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Kjo nuk është hera e parë që kjo Zyrë ngrit pretendim të ngjashëm lidhur me raste të tilla, duke i cilësuar ato si të kryera për motive etnike si pasojë e politikës antiserbe të Kurtit. Hibrid.info ka trajtuar këto pretendime, duke i vlerësuar si “Manipulim të fakteve” dhe “Teori Konspirative”. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pretenduar pa fakte se rrahja dhe grabitja e një qytetari serb në një fshat të Lipjanit, është kryer nga tre persona shqipfolës dhe se kjo vepër është pasojë e politikës antiserbe dhe dhunës institucionale të kryer nga Prishtina dhe Albin Kurti.

I njëjti pretendim pa ofruar fakte, është publikuar edhe në disa media në gjuhën serbe.

Në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovë, në lidhje me këtë rast, është raportuar se rasti është duke u hetuar. Ky institucion nuk ka dhënë detaje për përkatësinë etnike të kryerësve të kësaj vepre.

Pra, ende nuk dihet qëllimi dhe kryesit e saj.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info pretendimin e vlerëson si “Teori konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere