Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n… Të fundit | Vrasja e Xhemail Mustafës paraqitet rrejshëm si pjesë e aktgjykimit të Hagë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për mbylljen e spektaklit televiziv BBVA

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “themedianews.co” ka publikuar dje (6 mars) artikullin me titull “E FUNDIT: BBV drejt mbylljes? Kjo nuk pritej te ndodhte, ja cfare ndodh me edicionin”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje të artikullit thuhet e kundërta e asaj që pretendohet në titull. Portali “indeksonline.net”, duke u thirrur në burimet e veta brenda televizionit shqiptar “TopChannel” thekson se spektakli televiziv “Big Brother Vip Albania” do të vazhdojë deri në gjysmë të muajit maj.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “themedianews.co”:

https://themedianews.co/kengetari-dhe-fmren/

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga faqja “Preferenca” që numëron afër 40 mijë ndjekës, e që në këtë postim ka arritur të grumbullojë dhjetëra komente e qindra reagime. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga portali “indeksonline.net”, ku theksohet se ky spektakël televiziv do të vazhdojë të mbahet deri në gjysmë të muajit maj. (shih këtu)


Pjesë nga artikulli i publikuar nga “indeksonline.net”:

Me datë 24 dhjetor ka nisur “Big Brother Vip Albania 2”, e udhëhequr nga moderatorja Arbana Osmani.

Edhe pse ky format parashihet të zgjas rreth 3 muaj, ky i fundit do të zgjatet sërish.

Burime të Indeksonline pranë Top Channel kanë konfirmuar se ky format do të mbahet deri në gjysmë të muajit maj.


Analiza:

Portali i dyshimtë “themedianews.co” ka publikuar një artikull të marr nga “indeksonline.net” që ka të bëjë me vazhdimin e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Albania” deri në gjysmë të muajit maj.

Mirëpo, këtij artikulli, portali i dyshimtë i ka vënë titull të rremë me pretendimin se ky spektakël është drejt mbylljes.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere