Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të sajuar: Nuk pritet që sot të hiqet “ora policore”

HIBRID

Portali “Reporteri.net” me datë 15 dhjetor ka publikuar një artikull me titull “Që nga nesër pritet të ndryshohet “ora policore”.

Titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk përputhet me tekstin. Në këtë lajm thuhet se Bordi Këshillëdhënës për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nesër (16 dhjetor) pritet t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës masat e reja ndaj koronavirusit.

Një burim brenda këtij bordi i ka thënë televizionit Klan Kosova, se nga data 23 dhjetor deri më datën 3 janar nuk do të ketë renditje të komunave në zona, e jo që nga nesër (16 dhjetor) siç thuhet në titullin e artikullit të publikuar nga “Reporteri.net”.

Teksti i artikullit të publikuar në “Reporteri.net”:

Që nga nesër pritet të ndryshohet “ora policore”

Bordi Këshilldhënës për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nesër pritet t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës masat e reja ndaj koronavirusit.

Një burim brenda këtij bordi i tha Klan Kosovës, se nga data 23 dhjetor deri më datën 3 janar nuk do të ketë renditje të komunave në zona.

Sipas kësaj lëvizja e lirë pritet të zgjatet deri në orën 22:00.

Meshat nëpër kisha do të ndalohen për krishtlindje. Po ashtu nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në sheshe.

Nesër ato pritet për t’u vendosur dhe për t’u votuar në Qeverinë e Kosovës. Bordi vlerëson se situata epidemiologjike në Kosovë mbetet më e mirë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Reporteri.net”:

https://reporteri.net/lajme/qe-nga-neser-pritet-te-ndryshohet-ora-policore/?fbclid=IwAR03kVJtcmomhKtNmXJF-seYw-dVy4QVhrkwNjq05FsnIhQ9AVsiMyer10o

Më poshtë mund të gjeni vegëzën e artikullit të publikuar për herë të parë nga Klan Kosova:

https://klankosova.tv/rekomandohen-masat-te-reja-ne-levizje-per-festat-e-fundvitit/?fbclid=IwAR3pjkUKOUdo8xLRk3squQUy1pbZsr0qtaPmYPgxA_0KXlwf576QmrqF9Y8


 Analiza:

“Reporteri.net” ka marrë këtë shkrim nga “Klan Kosova” të cilit më pas i ka vënë titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Pas verifikimit nga hibrid.info, ky artikull hyn në kategorinë si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere