Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm rreth mundësisë së aplikimit për të fituar shtëpi

HIBRID

Portali i dyshimtë “revista.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull me titull të rremë “Halil Kastrati po jep 149 shtepi.. APLIKO ketu e merr shtepine tende”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i rremë, pasi nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në këtë lajm gjendet vetëm një pjesë nga postimi i humanistit nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, i cili më 12 nëntor kishte njoftuar se shoqata që ai drejton do të dhurojë 149 shtëpi.

Por, në artikullin e publikuar në revista.trendliveg24.com, pretendohet rrejshëm se në artikull gjendet mundësia e aplikimit për t’u pajisur me shtëpi nga kjo shoqatë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “revista.trendliveg24.com”:

https://revista.trendliveg24.com/2021/11/13/halil-kastrati-po-jep-149-shtepi-apliko-ketu-e-merr-shtepine-tende/?fbclid=IwAR08RaQRqaNHbHbtW1_7Br6EMkN4tnlMR0LhpYhwoQRQSexXBlmVHdxklPw

I njëjti artikull me titull mashtrues është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Info Sot”, e cila ka afër 30 mijë ndjekës.

Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Info Sot”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=421230366404454&id=117218466805647

Pas kërkimit në rrjetin social Facebook, hibrid.info ka gjetur njoftimin e Halil Kastratit, i cili në profilin e tij zyrtar kishte bërë të ditur se shoqata që ai drejton do të dhurojë 149 shtëpi.

Më poshtë mund të gjeni njoftimin e Halil Kastratit në profilin e tij zyrtar në Facebook:

https://www.facebook.com/halil.kastrati/posts/7163693700322654


Analiza:

Portali i dyshimtë “revista.trendliveg24.com” ka publikuar njoftimin e Halil Kastratit për dhurimin e 149 shtëpive, por në titull ka pretenduar rrejshëm se brenda artikullit është mundësia që të aplikohet për marrjen e një shtëpie.

Me këtë veprim, ka tendencë që të mashtrohen lexuesit duke bërë që ata të klikojnë në artikull.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere