Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografitë nuk paraqesin gjendjen aktuale në Rafah

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes tri fotografive po pretendohet se pamjet paraqesin bombardimet që po ndodhin aktualisht në Rafah në Rripin e Gazës.

Fotografitë me këtë pretendim u publikuan me datë 28 maj në Facebook nga disa llogari si “Neki Gorçe”, “Izet Laçi” dhe “Remzi Alim”.

Cila është e vërteta rreth këtyre fotografive?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se imazhet janë të vjetra dhe të njëjtat nuk paraqesin gjendjen aktuale në Rafah.


Vegëzat e postimeve të publikuara në Facebook nga llogaritë “Neki Gorçe”, “Izet Laçi” dhe “Remzi Alim”:

https://archive.is/DVte2#selection-781.0-781.10

https://archive.is/tb73K#selection-781.0-781.9

https://archive.is/jvrS9#selection-767.0-767.10


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, fotografitë janë gjetur në platformën e kërkimit dhe njohjes së imazheve “TinEye”. (shih këtu dhe këtu)

Njëra fotografi është gjetur se për herë të parë është publikuar me datë 25 mars 2019. (shih këtu të publikuar në The Guardian)

Ndërsa dy fotografitë tjera janë gjetur të publikuara 9 tetor 2023. (shih këtu)


Analiza:

Përmes disa fotografive të publikuara në Facebook me datë 28 maj, u pretendua se pamjet janë aktuale nga bombardimet në Rafah.

Hibrid.info pas kontrollit të fakteve ka vërtetuar se fotografitë janë të vjetra, njëra e shkrepur në vitin 2019 e dy të tjera në tetor të vitit 2023.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto përmbajtje si “Përmbajtje e pa verifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere