Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Avdullah Hoti është i pari që takon Trump, në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një përmbajtje nga një faqe në Facebook, me emrin “Gazeta Plisi”, të cilës i është vendosur mbishkrimi, që pretendon se Avdullah Hoti futet i pari në zyre të Donald Trump.

Ky pretendim është dhënë me anë të një imazhi të publikuar dje (6 nëntor) ku shihen  Donald Trump, presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Avdullah Hoti, deputet i Kuvendit të Kosovës, në zyrën e presidencës së ShBA-së.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se fotografia e shfaqur është e vjetër dhe se Trump ende nuk ka nisur punën në Shtëpinë e Bardhë.


Në bazë të komenteve në këtë publikim, mund të vërehet se audienca mund ta marrë si të mirëqenë pretendimin në fjalë.


Më 3 dhe 4 shtator të vitit 2020, Avdullah Hoti, si kryeministër i Kosovës në atë kohë, kishte qëndruar në Washington, ku e kishte nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik me Aleksandër Vuçiq, presidentin e Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të ShBA-së, Donald Trump (shih këtu).

Pas kërkimit manual nga hibrid.info, është gjetur se imazhi në fjalë është shkrepur gjatë qëndrimit të Hotit në Shtëpinë e Bardhë, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Në një postim të Hotit në Facebook, me 19 shtator të vitit 2020, mund ta shihni imazhin në fjalë (min 1:58), në mesin e shumë sekuencave gjatë qëndrimit të tij në Washington (shih këtu). 

Të njëjtën fotografi Hoti e ka publikuar edhe dje (10 nëntor), ku me anë të saj e ka uruar Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale, të 5 nëntorit në ShBA.

Donald Trump mori shumicën nga votimet e së martës dhe do të inaugurohet si president, më 20 janar të vitit 2025, nga kur edhe do të fillojë punën në Shtëpinë e Bardhë.

Çka do të thotë se deri në atë datë, në zyrën e Shtëpisë së Bardhë, do te vazhdojë të qëndrojë presidenti aktual, Joe Biden.


Analiza:

Pretendimi me anë të një fotografie se Avdullah Hoti futet i pari në zyre (Shtëpinë e Bardhë) të Donald Trump është i pasaktë.

Imazhi është i vjetër (i shkrepur me 3-4 shtator, 2020) dhe Trump megjithë fitoren në zgjedhjet presidenciale, ende zyrtarisht nuk ka filluar punën në Shtëpinë e Bardhë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere