Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Fotografi e montuar: Kurti nuk ishte në takim me Koshtunicën, por ish-gjenerali serb Vladimir Lazareviq

FATBARDH DEMA

Disa llogari në Facebook kanë publikuar një fotografi në të cilën paraqitet figura e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe të ish-politikanit serb, Vojisllav Koshtunica.

Në këtë fotografi është vënë mbishkrimi “Albin Kurti Agjent Sërbë ,ja e vërteta”.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, është vërtetuar se kjo fotografi është e montuar.

Në imazhin origjinal gjendet ish-politikani serb Vojisllav Koshtunica së bashku me ish-gjeneralin serb, Vladimir Lazareviq.

Pra, autori i kësaj fotografie të montuar ka larguar figurën e Lazareviqit, duke e zëvendësuar atë me kryeministrin Kurti.


Vegëza e postimit të kësaj fotografie në Facebook nga llogaritë “Kanada Hunter” dhe “Besarte Kastrati”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02qDh4yr5FhtmuAv2j4ECSU8P6gGxyL2RBAMgmWsqEbSDMtp1zsNBjW9VfLXDg5NWwl&id=100075253547407

https://www.facebook.com/100081214266171/posts/pfbid0FuYezzvWkHmVFvSjQKwjKAGYiezqPtSZfBVzFXEBMNEo8XjsmafnVA6xcjwKyn72l/?mibextid=Nif5oz


Pas kërkimit dhe verifikimit të fakteve, përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka gjetur imazhin autentik të publikuar në platformën online për ngarkim të fotografive “GettyImages”, në të cilën shihen Lazareviq së bashku me Koshtunicën. Kjo fotografi është e realizuar në vitin 2005. (shih këtu)

Në përshkrimin e kësaj fotografie thuhet:

BEOGRAD, SERBI-Mali i Zi: Gjenerali Vladimir Lazarevic (L) takohet me kryeministrin serb Vojislav Koshtunica (R) në takimin e tyre në Beograd, 28 janar 2005. Lazarevic është dorëzuar tek autoritetet serbe dhe do të shkojë në Gjykatën e Hagës gjatë javës së ardhshme për të përballen me akuza për krime lufte në Kosovë në vitin 1999. AFP PHOTO STR (Fotografia duhet të lexohet STR/AFP nëpërmjet Getty Images)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve është vërtetuar se fotografia e publikuar në Facebook nga disa llogari, është e montuar.

Autori i fotografisë së edituar ka larguar figurën e ish-gjeneralit serb, Lazareviq, duke e zëvendësuar me atë të kryeministrit Kurti.

Me anë të kësaj fotografie ngritet pretendimi i rremë se ky i fundit është agjent serbë dhe në këtë imazh është së bashku me ish-politikanin serb, Vojisllav Koshtunica.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë fotografi si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere