Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se ish-polici i arrestuar në Serbi ishte ushtar i UÇK-së

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Në dy artikuj të publikuar më 12 dhe 14 qershor nga portali informativ serb Kossev, lidhur me arrestimin e Arbnor Spahiut, ai përshkruhet si ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në të dy artikujt e publikuar, portali serb Kossev i referohet Arbnor Spahiut si ish-pjesëtar i UÇK-së. (këtu, këtu)

Çka gjeti hibrid.info?
Kossev në njërin nga artikuj shkruan:  “Bivši pripadnik OVK i nekadašnji član Specijalne jedinice Kosovske policije, Arbnor Spahiju, uhapšen je 7. juna na graničnom prelazu Horgoš dok je putovao autobusom iz Austrije ka Kosovu.” (Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-anëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është arrestuar më 7 qershor në pikën kufitare Horgosh, ndërsa po udhëtonte me autobus nga Austria drejt Kosovës).

Ndërsa në artikullin tjetër Kossev shkruan: “Ova serija događaja dolazi nakon što je 7. juna u Srbiji uhapšen bivši pripadnik OVK i kosovske specijalne policije Arbnor Spahiju, osumnjičen za teško ubistvo u slučaju ‘Banjska’.” Kjo seri ngjarjesh vjen pas arrestimit më 7 qershor në Serbi të ish-pjesëtarit të UÇK-së dhe Policisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu, i dyshuar për vrasje të rëndë në rastin “Banjskë”.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve, rezulton se Arbnor Spahiu nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Ky pretendim, i përsëritur nga portali, është i pasaktë dhe nuk mbështetet në të dhëna të verifikuara.

Gjatë kërkimeve të bëra online lidhur me të dhënat e Arbnor Spahiut dhe mundësinë e përfshirjes së tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, është gjetur një kopje e letërnjoftimit të tij, e publikuar në kanale serbe në Telegram dhe Facebook.

Në këtë dokument figuron se ai është i lindur në vitin 1992, çka e bën të pamundur pjesëmarrjen e tij në radhët e UÇK-së për shkak të moshës së mitur në kohën e luftës në Kosovë, 1998-1999. (që i bie se ai në atë kohë të ketë qenë 6-7 vjeç).

Konteksti i arrestimit të Arbnor Spahiut

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është një nga disa policë apo ish-policë që janë përballur me ndalim dhe ndjekje penale nga autoritetet serbe.

Ai u arrestua më 7 qershor në pikën kufitare midis Hungarisë dhe Serbisë, dhe ndaj tij u shqiptua masa e paraburgimit prej një muaji, me dyshimin për përfshirje në “vrasje të rëndë”. Dyshimet lidhen me ngjarjet në Banjskë, në veri të Kosovës, ku më 24 shtator 2023 një grup serbësh të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në përleshjet që pasuan, mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.

Megjithatë, sipas një konfirmimi nga Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë, Arbnor Spahiu nuk ishte pjesëtar i Policisë në kohën e incidentit – ai kishte dhënë dorëheqje vullnetare që në vitin 2022. (këtu)


Analiza:

Në dy artikuj të publikuar më 12 dhe 14 qershor, portali serb Kossev i referohet Arbnor Spahiut si ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve, rezulton se ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së – një pretendim i pabazë dhe i pasaktë që nuk mbështetet në asnjë të dhënë të verifikuar.

Bazuar në metodologjinë e hibrid.info, hibird.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere