Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Video me tifozët e futbollit pretendohet të paraqitet si protestë e masave anti-covid

HIBRID

Një video e tifozëve të skuadrës gjermane Borussia Monchengladbach që marshojnë në qytetin austriak-Graz në vitin 2019 është publikuar nga disa përdorues të rrjeteve sociale me pretendimin se ajo video ka të bëjë me protestat e organizuara në Austri shkaku i masave të reja anti-Covid.

Në këtë video të shëprndarë nëpër rrjete sociale, gjendet mbishkrimi “Populli i Austrisë i reziston bllokimit për të pavaksinuarit. REZISTO, KUNDERSHTO, MOS U PAJTI!”, thuhet në një postim në Twitter të cilin mund ta gjeni më poshtë.

https://twitter.com/mole_cola/status/1460939343774814208?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1460939343774814208%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.reuters.com%2Farticle%2Ffactcheck-austria-footballnotprotest-idUSL1N2S92J9


Video e njejtë e shpërndarë nëpër rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook mund të gjendet ( këtu , këtu , këtu , këtu ), si dhe në video platformat si Bitchute ( këtu , këtu ) dhe Rumble ( këtu ).

Videoja, e regjistruar nga një ballkon, tregon një turmë tifozësh të ekipit futbollistik gjerman,  Borussia Moenchengladbach duke ecur në një rrugë dhe duke kënduar.

Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte burimin e videos, por ajo ka qarkulluar të paktën që nga data 28 nëntor 2019 ( këtu , këtu ).

Në atë kohë, ajo u postua nga gazeta gjermane Rheinischen Post, me përshkrimin: “Mbi 6,000 tifozë morën pjesë në ndeshjen e Borussia Mönchengladbach në Europa League kundër Ëolfsberger AC në Merkur Arena në Graz. Shumë prej tyre morën pjesë më parë në marshimin e tifozëve nga qendra e qytetit në vendin ku do të zhvillohet loja”.


Vegëza e postimit të videos në Youtube nga gazeta gjermane Rheinischen Post:

(Artikulli i plotë i publikuar nga Reuters Fact Check)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere