Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

“Shitja e fëmijëve” nga mjekët nuk ka ndodhur në Kosovë

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se janë arrestuar mjekë kosovarë, të cilët shisnin fëmijë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të rremë dhe që nuk përputhet më përmbajtjen në tekst.

Lajmi është i muajit janar, i publikuar në BBC dhe i përkthyer nga portali shqiptar “joq-albania.com”, ku shkruan se kjo ngjarje ka ndodhur në shtetin e Ganës.

Megjithatë, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë edhe fotografi që nuk përputhet me përmbajtjen, ku shihet objekti i Emergjencës në Qendrën Klikinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kështu duke pretenduar rrejshëm se ngjarja ka të bëjë me mjekët kosovarë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

Arre StØhen mjekët tanë që shisnin fëmijë nga 4800 euro

Ditën e sotme, janë arr es tuar 11 persona për trafikim foshnjash. 11 të dyshurarit, përfishjnë mjekë infermierë dhe oficerë të miëqenies sociale.

Këta të fundit u arrestuan, pasi dyshohet se kryenin operacione në objektet shëndetësore në kryeqytetin Akra dhe qytetin fqinj të Tema.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/02/arre-stohen-mjeket-tane-qe-shisnin-femije-nga-4800-euro/?fbclid=IwAR3e00YHFQ-3qSdxpkOpzABP9cnOXGBI3tcotsRw0F4UGvrg1ab1X3Q5pQ8

Vegëza e artikullit të përkthyer e publikuar në kohë reale nga “joq-albania.com”:

https://joq-albania.com/artikull/825620.html

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar nga BBC, ku flet për arrestimin e mjekëve në Ganë për shitjen e fëmijëve të posalindur.

https://www.bbc.com/news/world-africa-55751290


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar një artikull të vjetër rreth arrestimit të disa mjekëve ganezë për shitjen e foshnjeve, të cilit i ka vënë titull dhe fotografi të rreme, duke pretenduar rrejshëm që ngjarja ka të bëjë me mjekët kosovarë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere