Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Jashari ka dal kundër Kurtit

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “On27.net” sot (19 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Bekim Jɑshɑri i del ‘kunder’ Albin Kurtit hɑptɑzi per kete gje. Dridhen ɑktivistet e Levizjes”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

Kjo pasi që, në përmbajtje, gjendet lajm i vjetër, i publikuar më 16 shtator 2021, atëkohë kur ish-kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, kishte folur për temën lidhur me hapjen e arkivave të Kosovës.

Kjo çështje ishte rihapur në kohën kur, si temë e dialogut të nivelit teknik mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë vitit të kaluar, ishte edhe hapja e arkivave nga Serbia dhe Kosova, në shërbim të ngjarjeve të luftës së fundit.

Pra, në këtë artikull në asnjë rast Jashari nuk ka dal kundër kryeministrit Kurti, siç pretendohet në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “On27.net”:

https://on27.net/2022/08/19/bekim-jashari-i-del-kunder-albin-kurtit-haptazi-per-kete-gje-dridhen-aktivistet-e-levizjes/?fbclid=IwAR0Ywiehk9Y0y89ws9wc49qF-2Dbh8fpWh2yzlDeP3QytkKfk3ZMh34EKdc
https://on27.net/2022/08/19/bekim-jashari-i-del-kunder-albin-kurtit-haptazi-per-kete-gje-dridhen-aktivistet-e-levizjes/?fbclid=IwAR0Ywiehk9Y0y89ws9wc49qF-2Dbh8fpWh2yzlDeP3QytkKfk3ZMh34EKdc

I njëjti artikull është shpërndarë sot (19 gusht) edhe në Facebook përmes faqes “Post Lajme”, e cila numëron mbi 16 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik me deklaratën e Bekim Jasharit dhënë për “Kosovapress.com” me datë 16 shtator 2021. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “On27.net” ka publikuar një deklaratë të vjetër të vitit 2021 të Bekim Jasharit lidhur me hapjen e arkivave të Kosovës.

Mirëpo, këtë artikull, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë me pretendimin se Jashari ka dal kundër Kurtit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere