Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk do të ketë rritje të asistencës sociale

HIBRID

Disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe si “Zyrtare.press” dhe “web.trendliveg24.com” kanë publikuar artikullin me titull “Lajmi i mirë: Qeveria rritë socialin, ja sa do te merrni tani!”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër dhe ka të bëjë me lajmin e muajit tetor të vitit 2021, kur Qeveria  e Kosovës kishte marrë vendimin për ta dyfishuar pagesën për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për muajin nëntor dhe dhjetor të të njëjtit vit.

Pra, lajmi është i vjetër dhe këto portale kanë synuar ta paraqesin atë si aktual, në mënyrë që të tërheqin sa më shumë klikime.

Vegëzat e artikullit të publikuar në këto portale të dyshimta:

https://zyrtare.press/2022/01/26/lajmi-i-mire-qeveria-rrite-socialin-ja-sa-do-te-merrni-tani-2/?fbclid=IwAR0Zw6UuKWwh39QlPS5sD2xN29kRxbTpl8oOAL1nvyTKICTzJ3aoO-aeLEs
https://web.trendliveg24.com/2022/02/05/lajmi-i-mire-qeveria-rrite-socialin-ja-sa-do-te-merrni-tani/?fbclid=IwAR3jrHPHgHXWrjR6SieTCIeQ_22Lyp29f24eY7Q92iNSYO_rcgJ9IKEWghM

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Info sot” dhe “Qeshu ti”. (shih këtu dhe këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave të kërkimit, Hibrid.info ka gjetur artikullin origjinal të publikuar në kohë reale (27 tetor 2021) nga portali “Indeksonline.net”, i cili edhe është cituar nga portalet e dyshimta. (shih këtu)


Analiza:

Disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull të vjetër të muajit tetor 2021 lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për periudhën  nëntor- dhjetor 2021.

Ndërsa këtij artikulli qëllimshëm i është ndryshuar titulli, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere