[email protected]
Pretendohet rrejshëm se ka ngritje të çmimit për produktet bazë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “on27.net” sot (29 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Lɑjmet e kqijɑ s’kɑne te ndɑluг , ггiten peгseгi pгoduktet bɑze ushqimoгe ne Kosove”.

Pas kontrollit të fakteve të paraqitura në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet intervista e pronarit të kompanisë “Meka” Burim Piraj, i cili ka folur për “Ekonomia Online”, duke thënë se ndërprerja e energjisë elektrike po u shkakton probleme të mëdha në prodhim dhe si rezultat i saj do të ketë prapë ngritje çmimesh.

Pra, pretendimi është i rremë se janë rritur çmimet për produktet bazë ushqimore, siç pretendohet në titull.


Vegëza  e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “On27.net”:

https://on27.net/archives/1904?fbclid=IwAR37-_vmLiAMSHNdTBmqT-weBJeq92jfC0AK_xJmw32qU5Sb5ObNF8RA6a4

Ky artikull është shpërndarë në Facebook nga faqet “Post Lajme” (mbi 16 mijë ndjekës) dhe “Post Lajmee” (mbi 90 mijë ndjekës).


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në mediumin online “EkonomiOnline.net”, me intervistën e realizuar me pronarin e kompanisë “Meka”, Burim Piraj. (shih këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se nuk ka ngritje të çmimit të produkteve bazë ushqimore, hibrid.info ka gjetur të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), që tregon se nuk ka rritje të çmimeve të produkteve bazë. (shih këtu)

Fotografi e shkëputur nga baza e të dhënave në ASK

Në këtë tabelë të paraqitur nga ASK, shihet se gjatë 5 ditëve të fundit është rritur vetëm çmimi i naftës, nga 1 euro e 70 cent që ishte më 26 gusht, dje (28 gusht) ishte 1,76 euro.


Analiza:

Portali i dyshimtë “on27.net” ka publikuar një intervistë të pronarit të kompanisë “Meka”, Burim Piraj, i cili ka thënë se ndërprerja e energjisë elektrike po u shkakton probleme të mëdha në prodhim dhe si rezultat i saj do të ketë prapë ngritje çmimesh.

Ndërsa ky portal i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titull të rremë me pretendimin se rriten përsëri çmimet e produkteve bazë ushqimore.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others