Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pasaktë se bima Sempervivum tectorum “mund t’ju shpëtojë nga të gjitha sëmundjet”

FATBARDH DEMA

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (8 qershor) një artikull me titull “Kjo bimë mund t’ju shpëtojë nga të gjitha sëmundjet e mundshme”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli i këtij artikulli, nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje të artikullit pretendohet se bima e quajtur “Sempervivum tectorum” përdoret si ilaç për dhimbjen e veshit dhe kundër inflamacioneve. Gjithashtu, thuhet se “studimet tregojnë se lëngu nga kjo bimë ndikon në sistemin imun dhe në parandalimin e kancerit”.

Megjithatë, pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se kjo bimë nuk ndihmon në trajtimin e të gjitha sëmundjeve, siç pretendohet përmes titullit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/shendetesia/678244/kjo-bime-mund-t-ju-shpetoje-nga-te-gjitha-semundjet-e-mundshme/?fbclid=IwAR1VuFqT5E9wvcMc0c6naEvSvW9VotZ4QsFGZ9ihE9wHBnDmwna-EIYBOSk


Pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve, hirbid.info ka gjetur një studim të publikuar në vitin 2015 nga Revista e Etnofarmakologjisë (Journal of Ethnopharmacology) në ueb-faqen ScienceDirect.com në lidhje me bimën “Sempervivum tectorum”. (shih këtu)

Në këtë studim thuhet se bima në fjalë përdoret në mjekësinë tradicionale në trajtimin e inflamacionit të veshit i njohur si Otitis. E që gjithashtu, mund të përdoret për djegie apo plagë, si dhe për trajtimin e ulcerës rekomandohet pirja e çajit të përgatitur nga gjethet e saj.


Në anketën etnofarmakologjike të këtij studimi është zbuluar se përdorimi i kësaj bime në Serbinë jugore bëhet për trajtimin e dhimbjeve të veshit, lythave, kancerit, dhimbjes së stomakut, ulcerës dhe nivelit të lartë të sheqerit në gjak.

Por, pavarësisht kësaj, në konkluzionin e arritur nga ky studim, rezulton se “përdorimi etnofarmakologjik i lëngut të bimës “Sempervivum tectorum” për trajtimin e dhimbjeve të veshit është i justifikuar, pasi lëngu kishte aktivitet antimikrobik ndaj izolimeve klinike të baktereve të lidhura me otitis (infeksion i veshit të mesëm)”.


Analiza:

Bazuar në hulumtimin dhe verifikimin e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se artikulli i publikuar në “Kosova-sot.info” përmban titull të pasaktë, duke pretenduar se bima në fjalë mund t’ju shpëtojë nga të gjitha sëmundjet.

Në një studim të publikuar nga Revista e Etnofarmakologjisë (Journal of Ethnopharmacology), i publikuar në vitin 2015 thuhet se përdorimi i kësaj bime për trajtimin e dhimbjeve të veshit, është i justifikuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Pseudoshkencë” dhe “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Pseudoshkencë” merr ai raportim mediatik që përpiqet të paraqesë disa mendime, qëndrime, vlera ose gjetje të marra nga një metodë jo-shkencore dhe ti paraqesë ato si zbulime shkencore ose fakte. Raporte të tilla shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese, ose i referohen hulumtimeve që janë në kundërshtim me verifikimin shkencor dhe gjetjen e fakteve.

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere