Të fundit | Pretendohet pa bazë se vetëm dy nga ish-krerët e UÇK-së do të lirohen më 16… Të fundit | Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fund… Të fundit | Çka dihet për pretendimin se mjete ushtarake serbe po lëvizin drejt kufirit… Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se ka ulje të çmimit të naftës

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazetaz.com” ka publikuar një artikull me titull “Ulet çmimi i naftës, rënie kaq shumë nuk ka pasur dy vitet e fundit”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është jo adekuat, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet një artikull i datës 5 qershor, i publikuar nga agjencia kombëtare e lajmeve në Shqipëri, “NOA.al”, e cila ka cituar agjencinë britanike të lajmeve “Reuters”.

Në këtë artikull bëhet e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur të ndihmojnë direkt Evropën për të ulur çmimin e naftës dhe benzinës, duke i hapur rrugën kompanive evropiane të marrin karburant nga Venezuela.

Pra, aktualisht nuk ka ulje të çmimit të naftës siç pretendohet rrejshëm në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazetaz.com”:

https://gazetaz.com/ulet-cmimi-i-naftes-renie-kaq-shume-n%cf%85k-ka-pasur-dy-vitet-e-f%cf%85ndit/?fbclid=IwAR0TAnUJfbFClsa2OCnVc4zWCNzYpBJkrAlWifED1-YAeVdmDVuTQpsvzpg

Ky artikull me titull të pasaktë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja”, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar nga NOA.al. (shih këtu)


Për të qartësuar edhe më shumë faktin se në Kosovë nuk ka ulje të çmimit të naftës, por i njëjti vetëm se po pëson rritje dita ditës, hibrid.info ka gjetur raportimet e disa mediave online të datës 10 dhe 11 qershor të cilat kanë publikuar artikuj për rritjen e çmimit të derivateve. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazetaz.com” ka publikuar një artikull të datës 5 qershor që tregon se SHBA-të kanë vendosur të ndihmojnë direkt Evropën për të ulur çmimin e naftës dhe benzinës, duke i hapur rrugën kompanive evropiane të marrin karburant nga Venezuela.

Por, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë titullin e sajuar “Ulet çmimi i naftës, rënie kaq shumë nuk ka pasur dy vitet e fundit”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere