[email protected]
Personi që është ankuar në Polici se është ngacmuar për tre vjet, nuk është i gjinisë femërore
shape
shape
shape

Disa portale informative kanë publikuar dje (22 shtator) një artikull me titull “Një vajzë ankohet në Polici: Për tri vjet jam duke u ngacmuar dhe shqetësuar nga një person”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli dhe një pjesë e përmbajtjes është e shkruar gabim. Kjo për faktin se ky artikull është thirrur në raportin e Policisë së datës 21 shtator, dhe sipas tij nuk bëhet fjalë për ankuesen femër, por mashkull.

Rasti ka të bëjë me një ankues të gjinisë mashkullore, i cili ka raportuar në Polici se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga i dyshuari mashkull Kosovar.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalet “GazetaExpress.com”, “Kosova-sot.info” dhe “Kosovarja-ks.com”:

Një vajzë është ankuar në Polici, pasi thotë se është duke u ngacmuar seksualisht po shqetësohet nga një person për tri vjet rresht.

Ankesën e parë bërë të mërkurën 14:30.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet “GazetaExpress.com”, “Kosova-sot.info” dhe “Kosovarja-ks.com”:

https://www.gazetaexpress.com/nje-vajze-ankohet-ne-polici-per-tri-vjet-jam-duke-u-ngacmuar-dhe-shqetesuarnje-person/

https://www.kosova-sot.info/lajme/643241/nje-vajze-ankohet-ne-polici-per-tri-vjet-jam-duke-u-ngacmuar-dhe-shqetesuar-nga-nje-person/?fbclid=IwAR0WhfyA1s8W1Xuz5VktS94bUGwcJAbxcyTFcjiXWoztqlkTkbRQzdniX-4

https://www.kosovarja-ks.com/nje-vajze-ankohet-ne-polici-per-tri-vjet-jam-duke-u-ngacmuar-dhe-shqetesuar-nga-nje-person/


Mirëpo, në artikullin e publikuar në këto portale, bëhet e ditur se në raportin e Policisë së datës 21 shtator thuhet se ankuesi ishte i gjinisë mashkullore.


Raporti i plotë i Policisë:

Rr. Sylejman Vokshi, Prishtinë 21.09.2022 – 14:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga i dyshuari mashkull  kosovar, i cili sipas tij është duke i linçuar foto me të cilat nxit urrejtje kundër tij. Rasti është duke u hetuar.


Screenshot i raportit të Policisë

Analiza:

Disa portale kanë raportuar gabimisht se një vajzë është ankuar në Polici se për tri vite është ngacmuar dhe shqetësuar nga një person.

Mirëpo, ky artikull është i shkruar gabim, pasi në raportin e Policisë, të cilit i referohen këto portale në këtë shkrim, thuhet se bëhet fjalë për ankuesin mashkull, i cili për tri vite është duke u shqetësuar-ngacmuar një i dyshuar i gjinisë mashkullore.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others