Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se paga minimale do të bëhet 500 euro dhe se do të lejohet tërheqje nga Trusti

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “au.active24live.com” ka publikuar një artikull me titull “Paga MinimaIe do te behet 500 Euro dhe do te Iejohet Terheqja e TRUSTlT”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, që nuk përputhet me përmbajtjen.

Lajmi ka të bëjë me kërkesën e punëtorëve të sektorit privat për rritjen e pagës minimale deri në 500 euro, për shkak të rritjes së çmimeve në vend, derisa kanë kërkuar edhe ndarjen e mjeteve nga Trusti.

Pra, në titullin e këtij artikulli pretendohet rrejshëm se paga minimale do të bëhet 500 euro, si dhe do të lejohet tërheqja e mjeteve nga Trusti.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “au.active24live.com”:

https://au.active24live.com/paga-minimaie-do-te-behet-500-euro-dhe-do-te-iejohet-terheqja-e-trustlt/?fbclid=IwAR0XLtXFjJ_uWoPvIHO7QsObhanXH2OOmYXHj1aY5Ks3Km3uH1DjYjOTSDw

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet “Express Gazeta” dhe “Gazeta Shqip”, të cilat numërojnë afër 70 mijë ndjekës secila. (shih këtu dhe këtu)


Deklarata e kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemit e bërë dje (15 korrik), në një konferencë për media:

“Sa i përket çështjes së pagës minimale, ju e dini se sindikata e ka pasur një kosto, kemi thënë që do të jetë 460 euro, por megjithatë tani e tutje mendojmë që paga nën 500 euro as që ja vlen të bisedohet”, tha ai.


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në mediat online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “au.active24live.com” ka publikuar kërkesën e kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili është shprehur që paga minimale të mos jetë nën 500 euro, si dhe të mundësohet tërheqja e Trustit.

Mirëpo, këtij artikulli ky portal i dyshimtë i ka vënë titull të sajuar “Paga minimaIe do të bëhet 500 euro dhe do të lejohet tërheqja e Trustit”, që lë të kuptohet se këto vendime kanë hyrë në fuqi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere