Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

“Parking Prishtina” nuk e ka gjobitur autobusin e Trafikut Urban

FATBARDH DEMA

Disa portale informative kanë publikuar me datë “16 shtator” një artikull me pretendimin se “Prishtina Parking” ka shqiptuar gjobë ndaj një autobusi të Trafikut Urban për shkak se i njëjti është parkuar në hapësirat e dizajnuara për personat me nevoja të veçanta.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se autobusi në fjalë nuk është pjesë e Trafikut Urban, por e një kompanie tjetër private.

Artikulli i portaleve është ndërtuar duke u bazuar në një njoftim të bërë nga “Parking Prishtina”, por që kjo e fundit në asnjë rast nuk ka potencuar se bëhet fjalë për autobus të “Trafikut Urban”.


Vegëza e artikujve të publikuar në portalet “GazetaExpress.com”, “Teve1.info” dhe “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/689167/gjobitet-nje-autobus-i-trafikut-urban-ne-prishtine-u-parkua-tek-hapesira-per-persona-me-nevoja-te-vecanta/


Njoftimin e bërë nga “Parking Prishtina” në lidhje me gjobën e shqiptuar ndaj këtij autobusi mund ta gjeni këtu.

Në fotografinë e publikuar në njoftim, është vërejtur se “Parking Prishtina” i ka larguar logon e kompanisë në fjalë. Kjo u vërtetua nga postimi tjetër i bërë nga faqja e Komunës së Prishtinës në Facebook, ku shihet se autobusi i përket një kompanie të quajtur “Aurora”. (shih këtu)


Po ashtu tjetër fakt që duhet të përmendet është se autobusi që shihet në imazh ka ngjyrë portokalli dhe është i prodhuar nga kompania Mercedes-Benz, ndërsa autobusët e “Trafikut Urban” kanë ngjyrë të verdhë dhe janë prodhim i kompanisë IVECO. (shih këtu)


Analiza:

Disa portale informative kanë raportuar gabimisht se “Parking Prishtina” ka shqiptuar gjobë ndaj një autobusi të Trafikut Urban.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se autobusi në fjalë nuk është pjesë e Trafikut Urban, por i përket një kompanie private.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere