Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se pamjet e automjetit ushtarak të rrokullisur janë xhiruar afër kufirit me Serbinë

FATBARDH DEMA

Një llogari në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar dje (24 mars) një video-material në të cilin shfaqet një ushtar pranë një makine ushtarake të rrokullisur.

Këtij video-materialit, llogaria e lartcekur i ka vënë një mbishkrim, duke pretenduar se pamjet janë xhiruar afër kufirit me Serbinë dhe se ka pasur siç thuhet “probleme” ndërmjet Njësisë Speciale të Kosovës me atë të Serbisë.

Pas verifikimit të fakteve përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim është i rremë dhe se pamjet shfaqin përmbysjen e një automjeti ushtarak në autostradën 401 në Oshawa të Ontarios në Kanada.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “mtrks25”:

https://archive.is/PBkZD


Hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar nga disa faqe kanadeze në Instagram si “canadabevibin” dhe “toronto_only”, ku sqarohet se ngjarja ka ndodhur në një autostradë në Kanada.


Përveç në këto faqe në Instagram, hibrid.info ka arritur të gjejë edhe artikuj të publikuar në media të huaja si “toronto.ctvnews.ca” dhe “cp24.com”, që kanë raportuar për përmbytjen e automjetit ushtarak në autostradën 401 në Oshawa.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se një llogari në TikTok ka publikuar video-material që shfaq pamjet e një automjeti ushtarak të rrokullisur në Kanada, me anë të së cilit ka pretenduar rrejshëm se videoja është xhiruar afër kufirit me Serbinë.

Përveç kësaj, në mbishkrim të video-materialit pretendohet rrejshëm, se siç thuhet ka “probleme” ndërmjet Njësisë Speciale të Kosovës dhe asaj serbe.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim të publikuar në TikTok si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere