Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se tifozët e Bayer Leverkusen kanë kënduar këngën “Mora fjalë”

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një llogari me përmbajtje në gjuhën shqipe në TikTok me emrin “robin_hood_0” ka publikuar dje (16 prill) një video-material që shfaq një moment nga festa e tifozëve të klubit gjerman të futbollit, Bayer Leverkusen, pasi kjo skuadër siguroi titullin e kampionit në Bundesligën gjermane.

Në mbishkrimin vendosur video-materialit pretendohet se këta tifozë i këndojnë kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jasharit, gjë e cila dëgjohet edhe në audion e kësaj videoje.

Por, pas kontrollit nga hibrid.info, është gjetur videoja autentike, audioja e së cilës nuk përputhet me atë të videos më lartë, gjë e cila e dëshmon se autori ka ndërhyrë në aspektin zanor të saj.

Bazuar edhe nga disa prej komenteve në publikim, hibrid.info vlerëson se audienca mund ta marrë si të mirëqenë përmbajtjen e kësaj videoje.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “robin_hood_0” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@robin_hood_0/video/7358227377593290017?_r=1&_t=8lZyORFHPVO


Shih disa nga komentet në foto:


Pas hulumtimit me anë të programit të automatizuar të kërkimit “InVID”, hibrid.info ka gjetur videon origjinale, të publikuar në kanalin zyrtar të gazetës Marca, në gjuhën angleze (shih këtu).

Edhe nga titulli por edhe nga audioja e dëgjuar në këtë video, kuptohet se tifozët kanë kënduar këngën “We Are The Champions”, ndryshe nga se paraqitet në video-materialin e publikuar në TikTok.

Po ashtu nga hulumtimi më tutje, hibrid.info ka gjetur edhe videon prej nga është marrë audioja ku dëgjohet teksa këndohet kënga, “Mora fjalë” nga tifozët shqiptarë në stadiumin “Air Albania” (shih këtu).


Analiza:

Videoja me mbishkrimin dhe audion që pretendon se tifozët e klubit gjerman të futbollit, Bayer Leverkusen kanë kënduar këngën “Mora fjalë”, gjatë festimit të titullit kampion, nuk është e vërtetë.

Hibrid.info ka gjetur videon autentike ku dëgjohet se tifozët këndojnë këngën, “We Are The Champions”, çka tregon për ndërhyrjet në videon e trajtuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere