Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli lë hapësirë për keqinformim

HIBRID

Portali i dyshimtë “mergimtarshqip.com” ka publikuar një artikull me titull “Sipas njoftimit të ri që në muajin korrik do të jepen nga 200 euro për qytetarët”.

Nga verifikimi i fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues, duke mos e bërë të qartë se cili shtet ka marrë vendim për ndarjen e kësaj shume për qytetarët.

Në përmbajtje qartësohet deri diku lajmi. Vetëm me të hapur artikullin, bëhet e ditur se lajmi i korrespondon një vendimi të vjetër të autoriteteve në Itali për mbështetje financiare ndaj qytetarëve të këtij vendi, që kishte raportuar e përditshmja italiane “Corriere della sera”.

Pra, lajmi nuk ka të bëjë me ndonjë vend shqipfolës, nga e ka të orientuar audiencën ky portal i dyshimtë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “mergimtarshqiptar.com”:

https://mergimtarshqip.com/wp/sipas-njoftimit-te-ri-qe-ne-muajin-korrik-do-te-jepen-nga-200-euro-per-qytetaret/?fbclid=IwAR3QFCYlHNFbY7Kmw2_DiJ34qlMdCGTfpnA2lPj0EdZw5vQGp94ouKHVMIs


Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta”, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës. Ndërsa në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh reagimesh e komentesh. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar më 5 maj nga mediumi italian “Corriere della sera”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “mergimtarshqip.com” ka publikuar një artikull që ka ta bëjë me shtetin italian, i cili ka vendosur që në muajin korrik të ndajë bonus prej 200 eurosh për punëtorët dhe pensionistët me të ardhura të ulëta, me synimin për të luftuar koston e lartë të jetesës.

Por, ky portal i dyshimtë në titull nuk ka treguar se bëhet fjalë për shtetin e Italisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere