Të fundit | Manipulimet e bazuara në të vërteta Të fundit | Arrestimet për dyshime për krime lufte paraqiten pa prova si ndëshkim ndaj… Të fundit | Rishikimi i javës: Teori konspirative nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Se… Të fundit | Keqinformatat për protestat në Shqipëri, të ndërlidhura dhe të shpërndara n… Të fundit | Pretendim i rremë se Mihali ka paralajmëruar protesta ndaj SHBA-së nëse ins… Të fundit | Narrativat paszgjedhore serbe mbi zgjedhjet e qershorit: Fitorja e Listës S… Të fundit | Narrativat serbe në përvjetorin e Rezolutës 1244 Të fundit | Pretendim i pabazë se arrestimi i drejtorëve të shkollave serbe në Kamenicë… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin maj 2026 Të fundit | Thyerja e xhamit të një ambulance ndërlidhet pa bazë me “retorikë anti-serb…
[ ARTIKULLI ]

Publikohen pamje të vërshimeve të muajit nëntor 2022 me pretendimin të paraqiten si aktuale

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Specialja” ka publikuar dje (19 janar) një artikull me titull “Restorantit të njohur ‘Guri i Zi’, veç kulmi i shpëton nga uji (VIDEO)”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër.

Ngjarja kishte ndodhur në Klinë gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ku ishte raportuar për vërshimet nga shiu në atë zonë që, përveç restaurantit Drini tek Guri i Zi në Klinë, lumi Drin që doli nga shtrati, kishte vërshuar edhe disa objekte tjera.

Këtë artikull të vjetër, kjo faqe është munduar ta paraqesë si aktual, me pretendimin që ta ndërlidhë atë me ngjarjet e ditës së enjte, ku dje (19 janar) qyteti i Mitrovicës dhe ai i Skenderajt u vërshuan pas reshjeve të shiut. (shih këtu dhe këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Specialja”:

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/pfbid0cYs5ydEATBoi8mkBLqtfT4q7jD9mR6GvZVVYJh2wAxy23Mi1SsFsC3b7vXPMCDS6l


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e publikuar në kohë reale (21 nëntor 2022) të realizuar nga televizioni “Klan Kosova”. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Specialja” në Facebook, ka publikuar dje (19 janar) një artikull të vjetër të muajit nëntor 2022 lidhur me vërshimet që kishin ndodhur atëkohë në Klinë.

Kjo faqe duket se këtë artikull të vjetër është munduar ta paraqesë si aktual me pretendimin ta ndërlidhë atë me vërshimet pas reshjeve të shiut që ndodhën dje (19 janar) në Mitrovicë dhe Skenderaj.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere