Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se një gjeneral amerikan ka thënë se Kosovës i duhen njerëz si Kurti për t’i bërë ballë ndikimit rus

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Është pretenduar se një gjeneral amerikan ka folur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e se kinse e ka lavdëruar duke thënë se Kosovës i duhen njerëz si ai për t’i bërë ballë ndikimit rus në Ballkan.

“Gjenerali Amerikan Eric Friedman: Kosovës i duhen njerëz si Albini që i bejnë ballë ndikimit Rus në Ballkan.” shkruan në postimin e publikuar në TikTok nga llogaria “rejas04”.

Në publikimin në TikTok është fotografia e një ushtaraku dhe e kryeministrit Albin Kurti.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve, del se ky pretendim është tërësisht i rremë. Fillimisht nuk ka deklaratë të tillë të dhënë nga ndonjë gjeneral amerikan. Nuk ka gjeneral amerikan me emrin Eric Friedman. Po ashtu, fotografia e përdorur në pretendim është e dikujt tjetër.


Hibrid.info ka gjetur se ky publikim qarkullon që tri vjet. Data më e hershme që u has nga hibrid.info në Facebook me këtë përmbajtje ishte ajo e 8 shkurtit 2021. Postimi ishte bërë nga llogaria Alba Mex në grupin “Vetëvendosje me ♥️”.


Po ashtu, nëse kërkohet me fjalët kyçe “gjenerali amerikan Eric Friedman”, ose edhe në gjuhën angleze, nuk del asnjë rezultat që tregon se ka gjeneral amerikan me këtë emër. Nëse kërkohet me emrin Eric Friedman, gjetjet çojnë tek emri i muzikantit amerikan Eric Charles “Erock” Friedman.

Në publikim në fotografi paraqitet një zyrtar me uniformë ushtarake. Teksa pretendohet se ky është “gjenerali Eric Friedman”, pas kërkimit përmes “Google”, del se personi në foto është ish-gjenerali John Abizaid. Fotografia ishte përdorur në disa lajme më 2018, kur ishte njoftuar se presidenti i asaj kohe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e kishte caktuar Abizaidin ambasador për Arabinë Saudite (shih këtu).

Edhe po që se kërkohet në “Google” me titullin e pretenduar, nuk gjendet asnjë artikull në ndonjë media kredibile. Publikime kredibile nuk ka as nëse kërkohet me fjalët e pretenduara në citat: “Kosovës i duhen njerëz si Albini që i bëjnë ballë ndikimit rus në Ballkan”.


Publikimi i llogarisë “rejas04” në TikTok deri në momentin e trajtimit nga hibrid.info ka marrë mbi 46 mijë klikime. I ka edhe gati 3300 pëlqime e 182 komente.


Analiza:

Llogaria “rejas04” në TikTok ka publikuar një përmbajtje në të cilin shihet titulli “Gjenerali Amerikan Eric Friedman: Kosovës i duhen njerëz si Albini që i bejnë ballë ndikimit Rus në Ballkan.”

Pas verifikimit të fakteve del se nuk ka deklaratë të tillë të thënë nga ndonjë gjeneral amerikan, se nuk ka gjeneral amerikan me emrin Eric Friedman e se personi në foto paraqet një ish-ushtarak me emrin John Abizaid.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson publikimin si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere