Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet artikull i vjetër me titull të sajuar

HIBRID

Portalet e dyshimta “gazetamitrovica.com” dhe “lajmefree.com” kanë publikuar një artikull me titull të sajuar, me pretendim se po organizohen protesta kundër Albin Kurtit.

Hibrid.info pasi ka verifikuar faktet në këtë artikull, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi që nëtë gjendet një lajm i vjetër i muajit qershor të këtij viti, atëkohë kur Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇK-së kishte bërë thirrje për protestë pas arrestimit dhe lirimit të veteranit Faik Fazliu.

OVL e UÇK-së kishte thirrur këtë protestë me arsyetimin se Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare, duke shtuar se vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga kryeministri Kurti, ministrja e Jashtme Gërvalla-Schwarz, e tani ministri i Brendshëm Sfeçla.

Pra, lajmi është i vjetër dhe nuk ka të bëjë me ndonjë protest aktuale kundër Albin Kurtit, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “gazetamitrovica.com” dhe “lajmefree.com”:

https://gazetamitrovica.com/2021/11/04/caktohet-protest-kunder-albin-kurtit-a-do-merrni-pjese/?fbclid=IwAR0dQtJ2yjHorrsc8AFtiDhirxfi4NSV4lYy-Y5vNqnmxfQ0ofSPNRN3Tpw
https://lajmefree.com/2021/11/04/caktohet-protest-kunder-albin-kurtit-a-do-merrni-pjese/?fbclid=IwAR2NdAbCdt_hR2r_LlxUh-HCMeIiHryni0txuwALphW4NsNC0hAFPUNe9d4

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook në faqet “Gazeta Aktive” dhe “Gazeta Arbëria”, ku kanë arritur të grumbullojnë numër shumë të madh të reagimeve dhe komenteve.

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/250266277143397

https://www.facebook.com/Gazeta66/posts/4262371183867320


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (7 qershor 2021) të publikuar në portalin “gazetaexpress.com”, i cili është cituar nga këto portale të dyshimta.


Analiza:

Portalet e dyshimta e kanë publikuar këtë artikull të vjetër, të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual, duke i vënë titull të rremë se gjoja tani është duke u organizuar protestë kundër kryeministrit Albin Kurti.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere