Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Titulli përgjithësues për ndihma me 200 euro, lë mundësi për keqkuptim

HIBRID

Artikulli me titull “Sapo u dha ligji i ri, nga 200 euro do jepen për secilin qytetar, ja dhe arsyeja”, është publikuar nga portali i dyshimtë “mergimtarshqip.com”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk bëhet e ditur se cili vend ka marrë një vendim të tillë.

Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se një vendim i tillë është ndërmarr nga autoritetet e kryeqytetit austriak – Vjena. Në përmbajtje thuhet se, si rezultat i një vendimi qytetin e Vjenës, janë ofruar ndihma të ndara në pako me pagesa të njëhershme prej 200 eurosh dhe masa strukturore, nga të cilat do të përfitojnë më shumë se një million banorë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “mergimtarshqip.com”:

https://mergimtarshqip.com/wp/sapo-u-dha-ligji-ri-nga-200-euro-do-jepen-per-secilin-qytetar-ja-dhe-arsyeja/?fbclid=IwAR0VQITyQ9Jvg3f5dFXFEflNbCPKfvKzMZMrij-7wuWyN4BB15LkITmldQM

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta”, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës. (shih këtu)


Duke e ditur se kjo faqe publikon artikuj që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Shqipërinë, kjo mund të dezinformojë lexuesit se një vendim i tillë është marrë në ndonjërin nga këto vende shqipfolëse.

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga portali në gjuhën shqipe “albinfo.ch”. Në fakt, në këtë artikull shkruhet rreth vendimit, të paraqitur nga kryetari i Vjenës, Michael Ludwig. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “mergimtarshqip.com” ka publikuar një artikull lidhur me vendimin që ka marrë qyteti i Vjenës, për të ndihmuar më shumë se 1 milion qytetarë të saj me nga 200 euro, shkaku i rritjes së faturave të energjisë.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titull përgjithësues, duke mos e bërë të qartë se cili vend ka marrë një vendim të tillë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere